Guardiola i shqetësuar nga UEFA

0
37

Trajneri Pep Guardiola, dëshiron që skuadra e tij, Manchester City, të marrë sa më parë një përgjigje zyrtare rreth asaj që po flitet për një përjashtim të mundshëm nga Liga e Kampionëve për edicionin e ardhshëm. Një mundësi e tillë është përmendur pasi, sipas dokumenteve të zbuluara nga “Football Leaks”, ka bërë shkelje të mëdha financiare për të shmangur shtrëngimet e FFP-së dhe shtypi anglez është i bindur se në ditët e ardhshme do të vijë përjashtimi Liga e Kampionëve. Për këtë arsye, Guardiola ka kërkuar që kjo situatë të sqarohet sa më shpejt, sepse nuk dëshiron që skuadra të jetë në presion të vazhdueshëm. “Nëse UEFA do të marrë një vendim, klubi do të bëjë një deklaratë zyrtare: do të më pëlqente që të ndodhte kështu, sepse do të dinim me siguri për çfarë bëhet fjalë dhe të gjithë këto zëra do të merrnin fund”, ka thënë Guardiola. Manchester City është në rrugë të mirë të sigurojë pjesëmarrjen në Champions edhe për vitin e ardhshëm, pasi gjendet në pozitën e parë të Ligës Premiere.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu