Guardiola apo Mourinho? Ja cilin zgjedh Maradona

Pep Guardiola dhe Jose Mourinho kanë pasur rivalitet të madh sa ishin në Spanjë, te Barcelona, përkatësisht Real Madridi, ndërsa tani të dy janë në Angli, te Manchester City, përkatësisht Manchester United.

Vlerësimet për këta dy trajnerë janë të shumta dhe të ndryshme, ndërsa së fundi mendimin e tij e ka dhënë edhe legjenda e futbollit botëror, Diego Maradona.

“Për mua Mourinho është më i miri. Guardiola ka shfrytëzuar mundësinë që i ka dhënë Johan Cruyff për të drejtuar Barcelonën. E kam thënë edhe më herët që tiki-taka nuk është zbuluar nga Guardiola. Ky stil i lojës fillimisht është përdorur nga Cruyff”, ka thënë Maradona. “Momentalisht Pep, ka mundësi të zgjedhë cilin do futbollist për ta pasur në skuadër. Në këtë mënyrë tiki-taka është shumë më e lehtë. Unë si trajner duhet të mësoj shumë gjëra dhe për këtë arsye do të shkoj të bisedoj me Mourinhon dhe do ta pyes për gjithçka. Padyshim se ai është më i miri në botë”, ka përfunduar El Pibe d’Oro. /OxygenPress.info