Gruaja rrezikon jetën për të shpëtuar koalën nga zjarri

0
120

Australia prej disa javësh është përfshirë nga zjarret e mëdha që kanë djegur mijëra hektarë pyje. Mirëpo, teksa situata paraqitet shumë e rëndë, një video ku duket një grua e cila rrezikon jetën e saj për të shpëtuar një koala ka bërë xhiron në rrjet.

Në videon dramatike, ju mund të shihni nxitimin e saj për të ndihmuar kafshën në një rrugë afër Long Flat në New South Wales. Gruaja e mbështolli koalën me këmishën e saj, pastaj e lagu me ujë dhe tha se do ta merrte koalën në Spitalin afër Port Macquarie Koala.