Gruaja me dy mitra lind një foshnje pastaj edhe binjakë

0
87

Një grua në Bangladesh ka lindur binjakë pothuajse një muaj pas lindjes së një foshnje të parakohshme, ka traguar mjeku i saj për BBC.

Arifa Sultana, 20 vjeçare, lindi një fëmijë në fund të shkurtit, por 26 ditë më vonë u nxituan përsëri në një spital tjetër pasi kishte ndjerë dhembje në stomakun e saj.

Mjekët gjetën se ajo ishte ende shtatzënë me binjakë në një mitër të dytë, dhe realizuan një linje emergjente përmes prerjes cezariane.

Binjakët e saj u gjetën të shëndetshëm dhe lindën pa ndërlikime.

Sultana dhe bashkëshorti i saj ishin tejet të varfër andaj nuk kishin pasur mundësi të bënin skanimet e rregullta përgjatë shtatzënisë, kështu nuk kishin kuptuar se ajo vuante nga uterus didelphys.

Çka është uterus didelphys?

Është një çrregullim ku një femër zhvillon dy mitra në vend të një të tillë.

Mitra fillon të zhvillohet si dy tuba të vegjël në një fetus dhe këto zakonisht bashkohen për të formuar një organ të madh – por në qoftë se kjo nuk ndodh formohet mitra e dyfishtë.

Anomalitë e tilla dallojnë në raste të ndryshme dhe mund të shkaktojnë probleme në fertilitet.