Gruaja ime, Sadija

0
131

Nga Dritero Agolli

Prejt teje asgjë s’më ka ndarë.
Kam bredhur dete dhe vende
dhe çfarë s’kam parë!
Në dhoma hotelesh në botë
jastekët më sillnin veç erën tënde…
Në rrugë qytetesh me miliona shkëndija
Shikoja dhe thosha me vete:
Sadija…