Gruaja e tretë në botë që fitoi çmimin Nobel për Fizikë

0
133

Ka zbuluar një metodë ndërhyrjeje me laser për studime në biologji. Donna Strikland zbuloi si të gjenerojë intensitet të lartë dhe impulse shumë të shkurta laseri, të cilat kanë shumëllojshmëri aplikimesh. Kjo bëri që asaj t’i ndahet çmimi Nobel për Fizikë.

Por, ka 55 vjet që një grua nuk e ka fituar këtë çmim prestigjioz.

Në vitin 1903 Marie Curie kishte marrë një çmim të tillë, dhe më 1963 Maria Goeppoert-Mayer u shpërblye me çmimin Nobel për Fizikë.

E Donna Strickland nga Kanada është gruaja e tretë që nderohet me këtë çmim prestigjioz.

Donna Strickland, Artur Ashkin dhe Gerard Mourou u vlerësuan këtë vit për zbulimet e tyre në fushën e fizikës.

“Para se gjithash duhet të mendoni se është çmenduri, pasi ky ishte mendimi im i parë. Dhe gjithashtu do të pyesni nëse është e vërtetë”, tha Strickland pas marrjes së çmimit.

Fituesit u shprehen të lumtur për vlerësimin që morën.

Çmimi Nobel ndahet nga Akademia Mbretërore e Shkencës në Suedi./Oxygenpress.info

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here