Gruaja e parë presidente në Gjeorgji

0
31

Salome Zurabishvili fitoi zgjedhjet presidenciale në Gjeorgji duke u shndërruar në gruan e parë në historinë e vendit që merr këtë post.

Ish-diplomate, e lindur në Francë, ajo mori 59% të votave kundrejt rivalit Grigol

Vashadze, i cili arriti të marrë 40% të tyre, shkruan Atsh.

Zurabishvili u mbështet nga partia në pushtet ”Ëndrra gjeorgjiane”, ndërkohë që Vashadze ishte kandidat i opozitës së bashkuar.

Në vendin që kërkon të anëtarësohet në NATO dhe në BE duhet të hyjë në fuqi një kushtetutë e re që e shndërron rolin e presidentit në ceremonial./OxygenPress.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here