Gruaja e parë në postin e kryeministrit në Izrael

0
199

Golda Meir, është gruaja e parë e cila mbajti postin e kryeministrit në Izrael. Është e njohur si “grua e hekurt”.

Ajo u lind më 20 maj të vitit 1898 në Kiev të Rusisë.

Meir dhe familja e saj jetuan në Ukrainë. Kujtimet e saj të hershme ishin nga një kohë trazirash në një vend që u formua për revolucion, dhe familja e saj hebraike shpesh ishte në rrezik të dhunës antisemite.

Pastaj, familja e saj pasi u shpërngul në SHBA zotëronin një dyqan ushqimor.

Meir shpesh punonte aty për ta ndihmuar familjen, por shkollën asnjëherë nuk e la anash.

Pasi mbaroi shkollën fillore, në moshën 14 vjeçare filluan debatet me prindërit e Meir meqë ata donin që ajo ta linte shkollën dhe të martohej.

Përkundër të gjitha vështirësive, Meir ishte e vendosur të arsimohej.

Ndeshjet dhe mospërputhjet e vazhdueshme me prindërit e saj, e bënë të padurueshëm qëndrimin e saj në shtëpi.

Meir u shpërngul në Denver tek motra e saj për tu rikthyer sërish pas një kohe të shkurtë.

Edhe pse qëndrimi i saj në Denver ishte i shkurtë, kishte pasur një ndikim shumë të madh, atje Meir filloi hapat e parë si aktiviste në lëvizjen Zioniste.

Meir gjithashtu në Denver u njoh me Morris Meyerson me të cilin edhe u martua në vitin 1917.

Pas martesës Meir dhe bashkëshorti i saj u shpërngulën në Palestinë për t’i forcuar kështu edhe më tepër bindjet Zioniste.

Çifti patën dy fëmijë, një djal dhe një vajzë.

Gjatë luftës së dytë botërore Meir ishte një zë i fuqishëm i lëvizjes Zioniste duke luftuar fuqishëm politikat e asaj kohe të regjimit nazist.

Punoi shumë për të liruar emigrantët hebrej të cilët kishin shkelur politikën Britanike të emigrimit.

Meir më vonë organizoi një ngjarje të mbledhjes së fondeve në Shtetet e Bashkuara për një shtet të pavarur Izraelit.

Në vitin 1948, Izraeli shpalli pavarësinë dhe Golda Meir ishte një prej nënshkruesve të deklaratës së Izraelit.

Nga viti 1940 deri në vitin 1960, Meir punoi për qeverinë e Izraelit në pozita të ndryshme.

Në vitin 1969 Meir u kandidua për pozitën e kryeministrit duke u bërë kështu gruaja e parë në Izrael në këtë post, dhe e treta në rang botëror.

Në vitin 1975 botoi autobiografinë e saj “Jeta ime”, dhe u tërhoq nga politika.

Më 8 dhjetor 1978, Meir vdiq në Jeruzalem në moshën 80 vjeçare, ku u zbulua se vuante nga leukemia.

Ajo u varros më 12 dhjetor të vitit 1978 në malin Herzl në Jerusalem./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu