Grezda flet për aventurën te Rangers

0
65

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Eros Grezda ka folur për ueb-faqen zyrtare të skuadrës së tij, Rangers, me ç’rast ka treguar se çfarë i pëlqen e çfarë jo në Skoci.

Që nga transferimi te Rangers, Grezda ka luajtur vetëm 667 minuta dhe i ka shënuar 2 gola.

“Jam vërtet shumë i lumtur dhe i kënaqur që jam pjesë e Rangers-it. Mua më pëlqen gjithçka që është këtu, duke nisur nga klubi, stafi teknik, lojtarët, tifozët dhe qyteti”, ka thënë Grezda.

“Ushqimi dhe restorantet janë një pjesë tjetër, që dua ta veçoj dhe më pëlqejnë këtu. E vetmja gjë që nuk është e mirë për mua, janë kushtet atmosferike. Megjithatë, kam filluar të mësohem edhe me to”, u shpreh Grezda.

Sidoqoftë, sulmuesi shqiptar është duke e përjetuar një përvojë të rëndësishme në karrierë, aq më tepër që trajner i tij është legjenda e futbollit anglez, Steven Gerrard./OxygenPress.info