Greta Thunberg zgjidhet Personi i Vitit nga revista “Time”

0
140

Greta Thunberg është zgjedhur Personi i Vitit nga revista prestigjioze amerikane “Time”.

16-vjeçarja suedeze ka fituar këtë vit kopertinën e revistës Time, revistë kjo ku që nga viti 1927 çdo muaj dhjetor të vitit kalendarik, shpall Personin e Vitit.

“Forca e të Rinjve” ka qenë slogani që ka shoqëruar edhe fotografinë e saj në faqen e parë të revistës prestigjioze amerikane “Time”.

Greta ka mundur edhe presidentin Trump dhe zëdhënëses së dhomës së Parlamentit Nensi Pelozo, njeriu që ngriti procedurën për shkarkimin e presidentit Trump, por edhe protestuesve të Hong Kongut ku protestat nuk ndalen prej 6 muajsh rresht.

Greta Thunberg është bërë e famshme me luftën e saj kundër ndryshimeve klimatike. Greta është personi më i ri i vitit i zgjedhur nga Time.