Greqia nuk e pranoi sepse është shqiptare, ajo fitoi vendin e dytë

0
279

Eleni Foureira, një nga këngëtaret më të mira aktualisht në Greqi, ka treguar se nuk e kanë lejuar që të përfaqësojë Greqinë në festivalin evropian vetëm sepse është nga Shqipëria.

Panelistët kanë thënë se nuk do të donin ta shihnin Foureiren të përfaqësonte shtetin grek.

Ata patën deklaruar se nëse ajo dëshiron të performojë në festivalin evropian, atëherë le të përfaqësojë Shqipërinë, vendin e origjinës së saj.

Ajo pastaj pati deklaruar se ky është një mesazh jo i mirë për të rinjtë.

Por, ja doli.

Greqia e kritikoi ashpër që ajo bëri simbolin e shqiponjës bashkë me Eugent Bushpepën.

E ajo dhe kompozitori Alex Papaconstantinou e regjistruan këngën që do të përfaqësojë Qipron në Eurovizion 2018.

Gjithashtu edhe shtëpia diskografike e Eleni Foureira-s konfirmoi që enti publik televiziv qiprioit i ka propozuar zyrtarisht këngëtares për të përfaqësuar shtetin ishullor në Lisbonë.

Ajo është një ndër artistet e cila po bën një bujë mjaft të madhe në Greqi, duke u dëgjuar kudo në radio, makina dhe diskoteka.

Emri i saj i vërtetë është Entela Fureraj. Ajo është me origjinë nga Fierii, një qytetëz i vogël pranë qytetit të Fierit i cili mesaduket duhet të ndihet krenar sepse ka prodhuar talente të artit që po bëjnë mjaft bujë në arenën ndërkombëtare. Rasti më i fundit, ishte i Ermal Metës i cili ishte shumë pranë fitores së Sanremo 2017 me këngën “Vietato Morrire”.

Prindërit e Elenit quhen Kristaq dhe Marjeta. Ajo ka lindur në Fier më 7 Mars 1987. I ati i saj është Vlonjat dhe e ëma nga Patosi një qytet i vogël pranë Fierit.

Eleni deri para disa vitesh ka fshehur origjinën e saj për shkak të racizmit, por që e deklaroi hapur vendlindjen e saj duke shkaktuar një bujë mjaft të madhe në media.

Prej shumë vitesh ajo tashmë jeton në Athinë, ku ka marrë edhe nënshtetësinë Greke.

Qipro, si rezultat më të mirë në Eurovizion ka pozitën e pestë, në vitin 1982, 1997 dhe 2004.

Qipro ka debutuar në Eurovizion në vitin 1981 dhe ka marrë pjesë në garë gjithsej 34 herë.

Kësaj radhe ajo fitoi vendin e dytë, duke bërë arritjen më të madhe të Qipros në këtë festival.

E tani Greqia ka filluar të reagojë se përse Shqipëria nuk ia dha 12 pikë. / Oxygen Show

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu