Grenell: 3 marrëveshje për katër muaj, falë Presidentit Trump

0
261

I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka deklaruar se ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë nënshkruar tri marrëveshje për vetëm katër muaj.

Grenell po thotë se falë direktivave të qarta të presidentit të SHBA’ve, Donald Trump, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar tri marrëveshje, atë ajrore, hekurudhore dhe autostradat.

“Falë direktivave të qarta të Presidentit Trump, ne kemi nënshkruar tri marrëveshjeve ekonomike për katër muaj. Një për udhëtimin ajror, një për hekurudha dhe një për autostrada”, ka shkruar Grenell.

Në një postim në Twitter pas nënshkrimit të marrëveshjeve e cila u bë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ambasada amerikane në Gjermani, e cila drejtohet nga Grenell, e quajti ditën e sotme historike për të dy vendet.