Gratë turke fituan të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur në vitin 1930

0
92

Grave, të cilat kanë paraprirë në çdo fazë shoqërore të Republikës së re të Turqisë, të drejtat e para politike iu dhanë me ligjin e Qeverisjes Vendore që doli në vitin 1930.

Më pas në vitin 1934 me një projektligj të paraqitur në kuvend nga deputeti i Malatyas, Ismet Inönü, bashkë me 191 shokët e tij deputetë, gruaja turke fitoi të drejtën për t’u zgjedhur deputete.

Në ato vite në Evropë dhe Amerikë gratë nuk i gëzonin ende këto drejta kaq bashkëkohore.

Në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë që u mblodh në 1 mars të vitit 1935 kishte 18 deputete.

Të drejtën për t’u zgjedhur gratë në Francë e kanë fituar në vitin 1944, në Itali në vitin 1945, në Japoni në vitin 1950, ndërsa në Arabinë Saudite në vitin 2011.

Kurse në Zvicër, vend nga i cili Turqia importoi Kodin Civil, të drejtën për t’u zgjedhur gratë nuk e fituan dot deri në vitin 1971./trt/oxygenpress.info