Gratë për mua – poezi nga Dritëro Agolli

0
694
Dritero Agolli portrete, Tirane Albania

Kam dashur çdo grua pa masë,

Në rrugë, në dhomë e kuzhinë,

Madje dhe lart në tarracë,

Ku ndejnë rroba e fshijnë.

Në zënka s’kam sharë asnjë grua,

S’kam shkruar keq në asnjë fletë.

Do vdes.

Do flasin gratë për mua:

“Ky ishte poet i vërtetë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu