Gratë nga diaspora po ndihmojnë nënat vetushqyese, tashmë kanë ndërtuar 13 shtëpi

0
781

Shoqata “Forumi i Femrave Shqiptare – Humanizmi”, është grup i grave nga diaspora, të cilat ndihmojnë nënat vetushqyese dhe personat me aftësi të kufizuara e që kushtet ekonomike i kanë të vështira.

Ato tashmë, në mënya të ndryshe, kanë ndërtuar 13 shtëpi, 2 banesa dhe kanë ndihmuar me qindra familja me pako ushqimore dhe të tjera gjëra të nevojshme.

Ato përveç që ndihmojnë me para, edhe organizojnë aktivitete të ndryshme.

Ndërsa e krijuar 18 muaj më parë, me qendër në Suedi, tashmë në Prishtinë kanë hapur një zyre, ku mund edhe të dërgohen veshmbathje apo gjëra të tjera.

“Këngëtarët asnjëherë nuk marrin para, ndërkohë që hyrja paguhet dhe ato para shkojnë në fondin për ndihmë. Më 21 prill e kemi edhe koncertin në Kosovë, koncert humanitar, në Ana Benz. Shumë shoqata të grave u kemi mundësu që të jenë aty, ndërkohë që hyrjen për to e pagujanë donatorë të ndryshëm. Paratë që do të grumbullohen shkojnë për një familje në Kukës e cila përbëhet nga katër anëtarë, që të gjithë të sëmurë”, thotë Kumrie Prenku Karaqica nga ky forum.

Në këtë grup janë vetëm gra, por burrat mund të ndihmojnë në mënyra të ndryshme. Ndërkohë ka kompani që po ndihmojnë në mënyra të ndryshme.

Ato nuk dnihmojnë vetëm në Kosovë, por edhe në Preshevë, Shqipëri e Maqedoni./Oxygenpress.info