Gratë kokëforta janë bashkëshortet më të mira?

0
569

Nuk është e lehtë të duash një grua kokëfortë, sidomos sepse ajo mbron opinionet, parimet dhe bindjet e saj. Ndonjëherë mund të nevrikoset dhe ta mërzisë bashkëshortin e saj.

Nga ana tjetër, edhe pse mund të jetë shumë kokëfortë, një grua e tillë do të gjendet përherë pranë personit që do kur ai të ketë nevojë, edhe pa i thënë gjë fare. Ndaj, nëse jeni një grua e tillë, ja disa cilësi që e përshkruajnë natyrën tuaj:

  1. Një grua kokëfortë e di çfarë do dhe bën gjithçka për ta arritur. Mund t’i lërë mënjanë ndjenjat për objektivat që i vendos vetes, por për personin që do, ajo bën gjithçka. Ajo do ta dojë bashkëshortin e saj, pavarësisht se çfarë ndodh mes tyre.
  2. Gratë janë krijesa të ndjeshme dhe një grua kokëfortë është përherë në sinkron me emocionet e bashkëshortit. Ajo e di çfarë e emocionon atë dhe bën gjithçka për ta parë të lumtur. Të jesh kokëfortë do të thotë edhe të jesh e ndjeshme.
  3. Ajo e njeh bashkëshortin e saj më mirë se ai veten dhe do të luftojë përherë për më të mirën e të dyve në shëndet, siguri apo lumturi. Nuk do të largohet nëse e sheh atë duke dështuar, por do t’i tregojë se e do, do ta mbështetë dhe do të bëjë gjithçka që të dy t’ia dalin mbanë.
  4. Një grua kokëfortë është energjike. Ajo është kokëfortë për një arsye. Ndoshta sepse nuk ka marrë asnjëherë ato çfarë ka merituar, apo sepse ka kaluar nëpër një moment të vështirë në jetën e saj. Një grua e tillë është e fortë dhe mundohet t’i arrijë gjërat që do. Kjo jo vetëm do ta frymëzojë edhe bashkëshortin e saj, por do ta bëjë edhe atë një grua fantastike në sytë e tij.
  5. Ajo është reale. Nuk e mbështet bashkëshortin për shkak të frikës, mëshirës apo dobësisë. Nëse nuk është dakord me të, ia thotë hapur. Kjo gjë do ta bëjë marrëdhënien tyre më të sinqertë dhe më të fortë.
  6. Një grua kokëfortë do e bën jetën më interesante. Fundja, kush do të donte një lidhje me dikë që është gjithmonë dakord me ty? Duhet dikush që të të kundërshtojë, pasi kështu edhe vetëpërmirësohesh. Kokëfortësia e saj i bën më të vështira vendimet e bashkëshortit, por kjo gjë i jep dinamikë lidhjes së tyre dhe do e çojë atë drejt përmirësimit të vazhdueshëm.
  7. Është e sigurtë. Të jesh kokëfortë do të thotë të jesh besnike e asaj që beson dhe gra të tilla janë padyshim shumë tërheqëse.

 

  1. Do të kujdeset përherë për bashkëshortin. Një grua kokëfortë do të jetë e kujdesshme për të vënë re mënyrën se si e trajtojnë të tjerët bashkëshortin e saj. Ajo do ta listojë atë në krye të listës së prioriteteve të saj dhe do ta dojë, edhe kur të jetë e nevrikosur.
  2. Do ta çmendë, në kuptimin e mirë të fjalës. Një grua kokëfortë do të luajë me nervat e bashkëshortit të saj. Ajo nuk do të bjerë dakord me të në gjithçka, por do ta dojë deri në fund të jetës së saj. Nuk ka asgjë të gabuar në gjetjen e dikujt që të acaron nga nervat, por që më pas të tregon me vepra se sa të do.

10, Ajo është në gjendje ta thotë hapur mendimin e saj. Ndonjëherë edhe do të debatojë. Kjo gjë është e pashmangshme. Mirëpo një grua e tillë përherë sjell argument të logjikshëm. Falë kokëfortësisë së saj, ajo do ta dijë se cilat fakte do të mbështesin më mirë opinionin e saj.

Burimi: filozofia.al