Gratë e para të cilat u bënë pjesë e ushtrisë

0
49

Dashuria për mbrojtjen e shtetit bëri që ato të maskoheshin si burra dhe të dilnin në luftë.

Disa nga to u zbuluan nga eprorët dhe u përjashtuan, e disa të tjera vdiqën në front.

Ishin këto gratë e para që gjatë viteve 1763 dhe 1787 morën armët në dorë dhe i dolën zot shtetit të Amerikës.

Ishin të pakta gratë që luftuan së bashku me ushtrinë në Luftën Revolucionare Amerikane, ndërsa u maskuan si burra.

Deborah Sampson luftoi derisa gjinia e saj u zbulua për tu shkarkuar menjëherë, ndërsa Sally Shën Clare vdiq në luftë.

Anna Maria Lane u bashkua me bashkëshortin e saj në ushtri, dhe gjatë kohës së betejës me gjermanët, ajo mbante të veshura rrobat e meshkujve.

Gjatë luftës revolucionare, me rroba dhe me guximin e një ushtari këto gra kryen shërbime të jashtëzakonshme ushtarake.

Numri i grave në ushtri para luftës së parë botërore vlerësohet të ketë qenë në mes 400 dhe 750, mirëpo numri i saktë nuk dihet pasi që ato kanë qenë të maskuara, dhe disa nuk janë zbuluar kurrë.

Gjatë luftës së parë botërore përafërsisht 21,000 gra shërbyen në Trupat e Infermiereve të Ushtrisë.

Në vitin 1917, infermieret e Ushtrisë së Luftës së Parë Botërore Edith Ayres dhe Helen Ëood u bënë anëtaret e para femra të ushtrisë amerikane të cilat u vranë në krye të detyrës.

Gjatë luftës së dytë botërore ushtria krijoi trupat ndihmëse të ushtrisë së grave në vitin 1942, e cila u ndryshua më vonë në trupat e ushtrisë së grave në vitin 1943.

Mbi 150.000 gra shërbyen si trupa ushtarake gjatë luftës së dytë botërore.

Në vitin 1943 Dr Margaret Craighill u bë mjekja e parë femër e cila u gradua oficer të trupave mjekësore të ushtrisë.

Pak pas luftës, në vitin 1947, Florence Blanchfield u bë gruaja e parë që mori një mandat ushtarak në ushtrinë e rregullt.

Ndërsa në vitin 1948, Akti i Integrimit të Shërbimeve të Armatosura të Grave i dha grave status të përhershëm në forcat e rregullta dhe rezervë të Ushtrisë.

E sot, gratë vazhdojnë të jenë pjesë shumë e rëndësishme e Ushtrisë Amerikane.

Që nga viti fiskal 2014, gratë përbëjnë rreth 14 përqind të ushtrisë aktive, 23 përqind të ushtrisë rezervë dhe 16 përqind të Gardës Kombëtare të Ushtrisë.

“Mbrojtja e kombit tonë është një përgjegjësi e përbashkët. Gratë kanë shërbyer për mbrojtjen e kësaj toke për vite përpara se Shtetet e Bashkuara të Amerikës të lindnin. Ato kanë kontribuar me talentet, shkathtësitë dhe guximin e tyre për këtë përpjekje për më shumë se dy shekuj me një rekord befasues të arritjeve që shtrihen nga Lexington dhe Concord deri në Gjirin Persik dhe më gjerë.”

Janë këto fjalët e gjeneralit në pension dhe njëherësh shef i shtabit të ushtrisë për gjatë viteve 1991- 1995, Gordon R. Sullivan, i cili çmon shumë punën dhe kontributin që gratë kanë dhënë përgjatë viteve.

Kolonel Kattiria Walker është gruaja e parë e përfshirë në “Ëall of Fame”, thënë ndryshe “Murit të famës” të Korpusit të Trajnimit të Zyrtarëve të Rezervave të Universitetit Perëndimor të Miçiganit.

Ky titull është një nder i veçantë me të cilin vlerësohen vetëm persona të zgjedhur me karrierë të shquar ushtarake.

Walker u bë anëtarja e 40-të e grupit dhe gruaja e parë në shtator.

“Unë jam e nderuar që jam pjesë e këtij programi dhe pjesë e ushtrisë për gati tre dekada të jetës sime,” tha Walker. “Ushtria më ka dhënë kaq shumë mundësi dhe unë kam marrë secilën prej atyre që janë ofruar”, shprehet ndër të tjera Walker pas 29 vjetësh shërbim.

Lajme për gra si Walker dëgjojmë çdo ditë, sot këto gra përveç që nuk kanë nevojë të maskohen si burra vlerësohen dhe gradohen në mënyrë të barabartë me meshkujt./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu