Gratë e misionit të NATO-s në Kosovë (Foto)

0
100

270 gra ushtare të NATO-s shërbejnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë, mision ky i udhëhequr nga NATO-ja që operon që nga viti 1999 nën mandatin e Kombeve të Bashkuara për të garantuar një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës.

KFOR përmes një komunikate për media bën të ditur se ushtaret kanë të njëjtat detyra dhe role si të kolegëve të tyre burra, si pushkatare, pilote të helikopterëve, ekuipazhe të mjeteve të blinduara, mjeke, oficere të shtypit dhe anëtare të ekipeve të monitorimit dhe ndërlidhjes.

KFOR-i thotë se ka një forcë prej 3 mijë e 500 ushtarësh nga 28 kombe dhe është e angazhuar për barazinë gjinore, si dhe për zbatimin e perspektivës gjinore në operacionet ushtarake.

“Prania e grave në kontigjentet ushtarake përbën një vlerë të shtuar për të lehtësuar dialogun me gratë lokale në kuadër të misioneve paqeruajtëse ndërkombëtare”, thuhet në këtë njoftim të KFOR-it në Kosovë me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

 

Më poshtë e gjeni fotogalerinë e ushtareve të NATO-s në Kosovë që vijnë nga shtete të ndryshme si Slovenia, Zvicra, Turqia, Amerika e të tjera: