Gratë e Kosovës në Automobilizëm

0
169

Do të organizohet një ngjarje për Gratë ne automobilizëm duke u fokusuar tek tri gra të cilat aktualisht po na përfaqësojnë më së miri në ketë fushë, Blerta Meydini- Kampione në fuqi në garat automobilistike për femra, Laura Mirena- shofere në Trafikun Urban, Prishtinë dhe Dorentina Qerimi- Automekanike, Ferizaj.

Ato do të mbajnë nga një fjalim te shkurtë ku do të ndajnë rrugëtimin e tyre me gratë tjera.

E pranishme do të jetë edhe ish Presidentja Jahjaga e cila do të flas rreth rëndësisë së grave në këto fusha.

Përmes këtij eventi Eurogoma ka për synim të krijoj një urë lidhëse bashkëpunimi për të gjitha gratë ne automobilizëm, t’i sensibilizoj të gjitha gratë tjera sa i përket kësaj fushe dhe në të njëjtën kohe t’i përkrah ato.

Janë ftuar mediet, do te ketë muzikë, ushqim dhe dhurata, gjithçka që të festojmë si duhet për gratë në automobilizëm.

Pjesëmarrja juaj në këtë ngjarje do të thotë shume për të gjitha gratë e pranishme aty. Ftoje edhe motrën, nënën, koleget apo shoqet.