Grabovci-Nixha: Aktrimi është i pamëshirshëm

0
189

Ajo është profesoresh në Fakultetin e Arteve dhe shumë nga aktorët me emër kanë qenë studentët e saj.

Kur flet për këtë profesion thotë se është i pamëshirshëm.

Ndërsa kur flet për gratë në, për ato në komunitetin artistik, ajo thotë se gjithandej botës kanë problem, por sipas saj, në Ballkan është edhe më rëndë dhe se duhet punuar 5 herë më shumë se meshkujt kolegë.

Thotë se duhet shumë më shumë punë për të fituar një rol apo edhe një punë.

Sa i përket profesionit ka një këshillë për të gjithë të rinjtë.

“Duhet me mëndu dy herë, jo sikurse në profesionet e tjera që vendos shpejt. Duhet me mëndu dy herë, në aktrim nuk ka mes, o je o nuk je, por i pamëshirshëm është zanati”, thotë ajo.

Në emisionin Oxygen ajo ka folur edhe për dëshpërimin e shumë personave në shoqëri.

“Nëse po punon, po paguan taksë, po angazhohesh, dhe vjen dikush i padijshëm, i pa kompetencë dhe e ka çelësin e të ardhmes tënde në dorë kjo është keq. Varfëria është e keqe, të dorëzon, e politika ka varfëruar njerëzit. Nuk kam shpresë te qeveritarët, këta vijnë e shkojnë”, thotë Grabovci – Nixha.

Arbnesha është e martuar me arkitektin Astrit Nixha dhe kanë tri vajza, që të trija kanë nga dy emra, gjë e rrallë në Kosovë.

Ajo është vajza e gazetarit Shaip Grabovci, i cili ka 80 vjet dhe ende angazhohet.

Për më shumë rreth saj dhe lajme të tjera i gjeni në oxygenpress.info apo edhe në oxygen press në rrjetin social facebook./Oxygenpress.info