“Google” përgjon përdoruesit përmes manipulimit?

0
61

Shtatë organizata evropiane të konsumatorëve paditën sot në rregullatorët kombëtarë, “Google”, për manipulim të përdoruesve të tij në mënyrë që të përgjojë lëvizjet e tyre duke shkelur rregullat e reja mbi mbrojtjen e të dhënave. Kështu njoftoi Zyra Europiane e Unionit të Konsumatorëve.

Padia e bërë në Norvegji, Holandë, Poloni, Greqi, Republikë Çeke, Sllovaki dhe Suedi mbështetet mbi një studim të bërë nga organizata norvegjeze e konsumatorëve që del në përfundimin se gjiganti amerikan përdor “figura dhe informacione mashtruese që bëjnë që përdoruesi të pranojë që të përgjohet vazhdimisht”, shkruan Atsh.

“Google trajton të dhënat personale që janë shumë të detajuara dhe gjithëpërfshirëse pa baza juridike të duhura dhe këto të dhëna merren nëpërmjet teknikave të manipulimit”, theksoi Gro Mette Moen, një përgjegjës i organizatës norvegjeze./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu