“Google” mbyll shërbimin “Google Play Music”

0
102

Aplikacioni “Google Play Music”, shërbimi i muzikës me pajtim i kompanisë teknologjike “Google” do të mbyllë dyert e tij në tetor dhe do të zëvendësohet plotësisht nga “YouTube Music”, njoftoi sot kompania, që prej disa muajsh i ka ftuar përdoruesit e saj të kalojnë në shërbimin e ri.

“Abonentët e “Google Play Music” nuk do të mund të dëgjojnë më këngë në transmetim nga tetori, me përjashtim të Afrikës së Jugut dhe Zelandës së Re, që do të duhet t’i thonë lamtumirë shërbimit që në shtator. Në fakt, aplikacioni do të ndalojë së funksionuari”, tha Google.

Megjithatë, përdoruesit do të mund t’i transferojnë bibliotekat e tyre muzikore në “YouTube Music” ose shërbime të tjera alternative.

Në fund të vitit, listat muzikore për dëgjim, këngët e ngarkuara dhe të blera që nuk janë transferuar diku tjetër, nuk do të jenë më në dispozicion.