Gjykata Themelore në Prishtinë mban seancën e parë gjyqësore online

0
210

Departamenti i Përgjithshëm – Divizoni Penal i Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka mbajtur seanca e parë gjyqësore online përmes platformës Zoom.

Seanca online është udhëhequr nga gjyqtarja Fatime Dermaku, në çështjen penale për veprën ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Sipas komunikatës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, seanca është mbajtur përmes platformës ZOOM me pajisje të teknologjisë informative të siguruara nga vet gjykata dhe si e tillë ka rezultuar me sukses.

Një format i tillë i mbajtjes së seancave vie pas vendimit të Trupës menaxhuese të kësaj gjykate, për pezullimin e mbajtjes se seancave me qëllim që të shmanget prania e madhe e palëve.

Vlen të theksohet se Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në muaji mars të këtij viti kishte marrë vendim për zvogëlimin esencialisht të të gjitha aktiviteteve brenda gjyqësorit, masë kjo e ndërmarrë si parandalim i përhapjes se virusit COVID-19.

Ndërkaq Trupa Menaxhuese e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me 14 korrik kishte marrë vendim që të mbahet vetëm seancat në rastet e natyrës urgjente, rastet ku kemi të bëjmë me lëndët e shënjestruara për liberalizim të vizave, rastet e dhunës në familje, lëndët me paraburgim, caktimi i masave të sigurisë si dhe lëndët ku rrezikohet procedimi i tyre nga fillimi, për shkak se mund të kalojnë tre muaj nga seanca e fundit e mbajtur./DrejtesiaSot