Gjykata refuzon ekstradimin e Assange drejt SHBA

0
37

Një gjykatës britanik ka vendosur që themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange nuk duhet të ekstradohet drejt SHBA për t’u përballur me akuzat për spiunazh.

Gjykatësja Vanessa Baraitser dha vendimin në gjykatën ”Old Bailey” të Londrës duke deklaruar se ajo ishte e shqetësuar për shëndetin e 49-vjeçarit, ndërsa ai është i burgosur në një burg në Londrën Juglindore, HMP Belmarsh.

“Përballë kushteve të izolimit pothuajse total pa faktorë mbrojtës të cilët kufizuan rrezikun e tij në HMP Belmarsh, unë jam e kënaqur që procedurat e përshkruara nga SHBA nuk do ta ndalojnë Assange të gjejë një mënyrë për të kryer vetëvrasje dhe për këtë arsye unë kam vendosur se ekstradimi do të ishte shtypës për shkak të dëmtimit mendor dhe unë urdhëroj refuzimin e tij”, i tha Baraitser gjykatës./ATSH