Gjobiten kompanitë ndërtimore të cilat i ndotin rrugët

0
34

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka thënë se të gjitha ato kompani ndërtimore të cilat vazhdojnë t’i ndotin rrugët do të gjobiten, e po ashtu do të detyrohen edhe t’i pastrojnë ato.
Ai u është drejtuar kompanive që t’i pastrojnë makineritë e tyre përpara se t’i nxjerrin ato nga vendpunishtja.

“Kompanive të ndërtimit: Kujdesuni për mjedisin! Pastroni makineritë para se t’i nxirrni nga vendpunishtja. Në të kundërtën, nuk do t’iu kursejmë – edhe e merrni gjobën, edhe e pastroni rrugën”, ka shkruar Tahiri.