Gjithçka që nuk keni ditur për “Katakombet”-varrezat e para të ndërtuara nga romakët e lashtë

0
1586

Të vizitosh një galeri nëntoksore ku të ekspozuar gjenden trupa të vdekur, një makth i vërtetë.

Po flasim për “Katakombet” ose ndryshe varrezat e ndërtuara për herë të parë nga Romakët e lashtë.

Fjala “katakomb” ka prejardhje latine “cata-tumbas” që ndryshe përkthehet “mes varreve”.

Janë rrugët nëntoksore të krijuara nga njeriu për praktika fetare. Një labirint ku çdo dhomë e përdorur si vend varrim përbënë një katakomb.

Katakombet fillimisht u referoheshin vetëm varreve  në Romë.

Të gjitha katakombet Romake ishin të vendosura jashtë mureve të qytetit, pasi që ishte e pa ligjshme të varrosësh një të vdekur në qytet.

Në vitin 1863 katakombet u zgjeruan, varre të tilla ka edhe në Francë, më saktësisht në qytetin e Parisit, për të vazhduar edhe në qytete të tjera në shumë vende të botës.

Si në Australi, Austri, Egjipt, Shtete të bashkuara të Amerikës, Finlandë, Angli, Itali etj.

Një nga katakombet më të njohura janë ato të Parisit. Qyteti i dritave me rreth 12 milion banorë në errësirën e tij nëntoksore mban të varrosur afro 6 milion trupa.

Katakombet e Parisit, një rrjet i shpellave të vjetra, guroreve dhe tuneleve që shtrihen me qindra kilometra nën tokë. Të vendosura në periferi të qytetit këto varreza kontribuan në zgjerimin e qytetit dhe vendbanimeve.

“Les inocente” ishin vrrezat më të mëdha të Parisit, në shekullin e 18-të u bënë të pa durueshme për qytetarët.

Aq shumë u zgjëruan, sa që era e mishit të dekompozuar arrinte në sipërfaqe duke përhapur sëmundje të ndryshme.

Kjo situatë vazhdoi deri në vitin 1780, ku gjendja eskaloi nga shiu i vazhdueshëm, kufomat u gjetën të zhvendosura në pronat e shtëpive të banueshme.

U deshën rreth dy vjet që të gjitha eshtrat të rivarroseshin nga “Les inocente” në katakombet që sot ekzistojnë.

Në vitin 1876 katakombet u hapën për publikun e gjerë. Nëntoka e Parisit e veshur me eshtrat e të vdekurve është edhe një atraksion për shumë turistë, të cilët vizitojnë katakombet me shumë kurreshtje.

Edhe pse që nga viti 1955 qasja u kufizua, vetëm disa pjesë të caktuar të katakombeve janë të lejuara për vizitorët.

Megjithatë, gjatë viteve 1970 dhe 80, katakombet janë zbuluar ilegalisht nga eksploruesit urbanë parizienë të njohur si “Cataphiles”.

Disa nga hapësirat janë restauruar dhe janë shndërruar në hapësira krijuese.

Një nga këto shpella nëntokësore për shembull u shndërrua në një amfiteatër të fshehtë, të kompletuar me një ekran gjigant kinemaje dhe paisje projektimi.

Në zona  fqinje u ndërtua madje edhe një bar i pajisur plotësisht me gjithçka që i duhet një restauranti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu