Gjithçka që nuk keni ditur për Belgjikën

Belgjika ndahet në tri rajone dhe kjo: flaman në veri ku flitet holandishtja; rajoni valon frëngjisthfolës në jug dhe rajoni dygjuhësor i kryeqytetit Bruksel, ku të dyja gjuhët, frëngjisthja e holandishtja, janë zyrtare. Është edhe komuniteti me rreth 70 mijë gjermanfolës në lidnje të Belgjikës.

Belgjika është demokraci përfaqësuese, e udhëhequr me monarki kushtetuese. Së fundmi qeveritë kanë qenë kryesisht qeveri koalicioni. Parlamenti ka dy dhoma: Senatin me 40 vende dhe Dhomën me 150 përfaqësues. Brukseli është qendër e disa organizatave ndërkombëtare, ndër të tjera edhe e BE’së dhe NATO’s.

Në Belgjikë……

  • Zhan Nojhaus shpiku bonbonet e çokolladës, të njohura si pralina, më 1912. Sot prodhohet më shumë se 175 mijë tonë çokolladë çdo vit.
  • Ka më shumë se 800 lloje birre.
  • Qyteti Antverp është një nga qendrat më të mëdha në botë për shitjen, prerjen dhe limimin e diamanteve.
  • Kafshët prodhojnë më shumë pleh sesa që bujqit mund të shpërndajnë nëpër ara, e kjo e bën Belgjikën ‘vend me tepricë plehu’.

 Fakte rreth Belgjikës

  • Është anëtar themelues i BE’së
  • Sistemin politik e ka – monarki kushtetuese
  • Ka 10.7 milionë banorë
  • Përdor euron si valutë
  • Brukseli është kryeqytet
  • Holandishtja, frëngjishtja dhe gjermabnishtja janë gjuhë zyrtare
  • “Dag” dhe “Bonjour” jabnë përshëndetje tipike

Belgjika sot 

Belgjika ka as lloje peizazhes sa ka edhe gjuhë. Janë rrafshinat e ulëta bregdetare përgjatë Detit të veriut, një rrafshinë qendrore dhe brigjet e malet në juglindje. Rajoni flaman ka ujë me bollëk, dhe si në Holandë, qytetet lidhen me bregdetin me lumenj e kanale. Rrjeti 1.600 kilometërsh i rrugëve ujore lidhet me ato të Francës e të Holandës. Kanalet janë të rëndësishme për qarkullimin tregtar, që kryesisht bëhet me vaporë të mëdhenj çeliku, 38 metra të gjatë dhe 6 metra të gjerë.

Qytetet belge

Brukseli është qytet madhështor kozmopolitan në mes të Evropës. Ndërkaq zemra e Brukselit është Grande Palace, me ndërtesat e veta të stilit gotik e barok, ku njerëzit mblidhen mpër kafe, ose shkojnë në tregun e zogjve të dielave në mëngjes. Ka edhe tregje të tjera si të luleve, antikiteteve e ushqimeve ku mund të blini prej lules së vazo deri te peshku i freskët.

Ka muze të mrekulluesëhm me vepra të piktorëve si: Rene Magrit e Andre Delvo. Kultura belge ëhstë një shkrirje e atyre flamane, franceze e gjermane dhe belgët janë të shoqërueshëm dhe u pëlqen të jetojnë mirë.

Antverpi është port madhëstor që lidh Belgjikën e vendet e tjera me Detin e Veriut. Është i famshëm për tregëtarët e diamantprerësit dhe për pikturat e Piter Brugëlit, Jan fan Ejkit dhe Peter Pol Rubensit, që ekspozohen në Muzenun Mbretëror të Arteve të Bukura. Rrugët e Antverpit janë aq të mbushura, saqë udhëtarët kalojnë 64 orë në vit, duke pritur rrëmuja trafiku.

Bruzhi ështq qytet mesjetar, i ndërtuar mbi baticat e lumit Zuin dhe sikurse qytetet tjera, ka kanalet e tij. Është bërë qytet i parus tregatr në shekullin e 14-të dhe artistët e saj punonin qëndisma, tapiceri, skulptura e piktura për t’i mbushur shtëpitë e bukura me pamje nga uji i lumit. Është trashëgimi nën mbrojtjen e UNESCO’s. Sistemi i numrave dhjetorë qe themeluar për përdorim në matematikën e përditshme në Bruzh, më 1585, nga Simon Stevin.

Gjuhët  

Sikurse në Kosovë, të rinjtë belgë mësojnë në gjuhë të ndryshme, varësisht ku jetopjnë. Në Flandri ata mësojnë holandisht. Në3 Valonë mësojnë frëngjisht. Fëmijët gjermanofolës mësojnë gjermanisht. Por fëmijët duhet të mësojnë edhe një gjyhë të dytë belge, kështu që shkollat në Valonë mësojnë holandisht, ndërsa në Flandri mësojnë frëngjisht. Shumcia mësojnë edhe anglisht. Ka edhe shkolla që mësojnë në dy gjuhë, në Bruksel e Antverp, pro kurikula është e njëjtë.

A keni uri?

Në Belgjikë shujtat të mëdha, e mes racioneve është zakon të hahen zemra me patate të skuqura, që vetë belgët i kanë shpikur, e që hahen me majonezë. Atyre që ua ka ënda të ëmblën mund të blejnë petullat e ngrohta belge, apo ‘ëaffle’ në çdo qosh. Specialiteti më i njohur është “Moules frites”, një pjatë e madhe, e mbushur me midhje dhe patate të skuqura, pas të cilave gjithmonë shkon edhe një puding i shijshëm.

Kë e njihni?

Zhorzh Simëno, ka shkrjuar rrëfime të famshme detektivësh për inspektorin Maigret, tenistët e famshëm Kim Klëistërs dhe Zhystinë Enë që të dyja belge. Ylli i fimit, Zhan-Klod van Dam, është belg si dhe Adolf Saks që ka shpikur saksofonin.

Brukseli dhe BE’ja

Baza kryesore e BE’së është në Bruksel, ndonëse Parlamenti Evropian takohet edhe në Strasburg të Francës dhe ka disa institucione në Luksemburg e në vende të tjera të BE’së. Në ‘lagjen evropiane’ mund t’i gjesh shumicën e ndërtesave të BE’së. Kështu shumë njerëz nga vende të tjera vijnë me punë në Bruksel dhe thuhet se popullsia aty gjatë ditëve të punës rritet nga një në dy milionë.

Herman van Rompoj, qytetar belg dhe i pari President, me mandat të plotë e të gjatë, i Këshillit të Evropës.

Si bëhet çokollata?

Prodhuesit më të njohur të çokollatës, në Belgjikë, përdorin çokollatën e cilësisë më të lartë, me 70% përbërje të kakaos. Ndonjëherë ata e ftohin çokollatën, e pastaj i japin formën në pllaka mermeri.

Ja se si bëhet:

  • Tëhollohet çokollata e lëngshme, duke e ngrohur e ftohur derisa të rrahet mirë dhe merr shkëlqim mirë.
  • Lyhet kallëpi me çokollatë dhe lihet të ftohet e të forcohet.
  • Më pas hidhet filli në kallëp, qoftë krem kafe, ose karamele.
  • Mbyllet kallëpi me shumë çokollatë dhe lihet të ftohet.

 Çokollatat blege janë të njohura në mbarë botën. Më të mirat janë ato që prodhohen manualisht nga brende si: Godiva, Leonidas, Neuhaus dhe Corne. Belgjika ka më shumë se 2 mijë fabrika çokollate dhe muze të saj. 

Institucionet e BE’së, në Belgjikë

BE’a përbëhet nga një varg institucionesh. Më kryesoret janë :

Komisioni Evropian është një nga institucionet më të rëndësishme të Bashkimit Evorpian. Përkujdeset për interesat e BE’së, në përgjithësi. Të 28 komisionarët, një nga secili vend i BE’së, me mbështetjen e stafit të tyre, “shërbimet”, hartojnë propozime për ligjet e reja, që pastaj debatohen e miratohen nga këshilli i Minsitrave dhe Parlamenti Evropian. Komisioni Evropian kryen punët e përditshme që t’i jetësojë politikat e BE’së, të sigurojë se ligjet e BE’së po respektohen (bashkë me Gjykatën e Drejtësisë), negocion marrëveshje ndërmjet BE’së dhe vendeve të tjera dhe menaxhon shpenzimin e fondeve të BE’së.

Të zgjedhur drejtpërsëdrejti nga votuesit e BE’së çdo pesë vjet, anëtarët e Parlamentit Evropian përfaqësojnë popullin. Parlamenti është një nga institucionet kryesore ligjbërëse të BE’së. Parlamenti debaton e miraton ligje evropiane dhe debaton e miraton buxhetin e BE’së, që të dyja paralelisht me Këhsillin e Minsitrave. Roli tjetër kyç i Parlamentit është të mbikëqyrë performancën e institucioneve të tjera të BE’së, sidomos të Komisionit…….e të sigurojë se po veprojnë në mënyrë demokratike e të drejtë.

Këshilli i Bashkimit Evropian, që njihet edhe si Këshilli i Ministrave, është institucion, ku minsitrat e vendeve të BE’së takohen për të miratuar ligje dhe për të koordinuar politikat për fushat e tyre të përgjegjësisë. Në qoftë se, ta zëmë, është një takim për bujqësinë, atëherë marrin pjesë ministrat e bujqësisë nga këto vende.

Personi që kryeson takimin quhet president i Këshillit…. Pos Këshillit të Ministrave të Jashtëm, që ka kryetar të përhershëm, kryesia ndërrohet me rotacion te secili shtet anëtar, çdo gjashtë muaj, ashtu që secilit i vjen radha.

Takimet e Këshillit Evropian, apo samitet, janë ato ku liderët e BE’së takohen për të vensour për prioritetet e përgjithshme politike dhe iniciativat e mëdha. Rëndom, ka rreth katër samite në vit, që udhëhiqen nga presidenti i përhershëm. Samitet vendosin drejtimin (orientimin) e përgjithshëm politik dhe prioritetet e BE’së dhe merren me çqështje më të komplikuara e të ndjeshme, që nuk mund të zgjidhen në nivel më të ulët të bashkëpunimit ndërqeveritar. Ndonëse përcakton agjendën politike të BE’së, Këshilli Evropian, nuk e ka pushtetin të miratojë ligje./ Të nisemi për në Evropë/ Oxygen Show