Gjithçka që nuk keni ditur për BE-në

0
179

Ashtu si Kosova, edhe BE-ja ka histori të gjatë konflikti, kështu që Kosova mund të mësojë nga përvojat e BE-së, se si ajo është rimëkëmbur pas dy luftërave të tmerrshme botërore.

Traktati  i Komunitetit Evropian i Thëngjillit e Celikut (ECSC), i nënshkruar në Paris, më 18 prill 1951, edhe dy traktate të nënshkruara në Romë, më 1957- Komuniteti Ekonomik Evropian (EEC), dhe Komuniteti Atomik (Bërthamor) Evropian (EAC)- ishin një fillim i ri i guximshëm pas dy luftërave botërore. Një varg marrëveshjesh të reja dhe gjashtë zgjerime I kanë shndërruar tri komunitetet ( të thëngjillit e celikur, ekonomik dhe atomik-bërthamor ), në atë që sot është Bashkimi Evropian –një zonë gjigante të paqes e stabilitetit e cila është blloku ekonomik më i madh i botës, ka 500 milion qytetarë (banorë) dhe shtrihet nga Arktiku deri në lindje të Mesdheut dhe nga Atlantiku deri te malet e Uralit.

Gjashtë zgjerimet dhe zhvillimi i brendshëm

Sapo kishte nisur BE-ja, të ishte më efektive dhe t’i demonstronte të mirat e lëvizjes së lirë, në vitet 1950-të dhe 1960-të, vendet tjera të Evropës, u bënë edhe më të interesuara që të bashkoheshin dhe këtu fillon faza e zgjerimit. BE-ja kishte edhe një rritje dhe zhvillim të brendshëm.

BE-ja në botën e sotme

Madhështia e BE-së, në kuptimin ekonomik, tregtar e financiar, pas zgjerimeve  dhe zhvillimeve të tjera të përshkruara më sipër, e bën  atë lojtarin udhëheqës botëror. Tregtari më i madh i botës dhe vend i valutës së dytë në botë, BE-ja shpenzon rreth 7 miliardë euro në vit për t’u ndihmuar vendeve në zhvillim.

BE-ja  mban samite të rregullta me Shtetet e Bashkuara, Japoninë, Kanadanë, e tani edhe me Rusinë, Indinë, Kinën dhe Brazilin. Ajo mban takime të rregullta me Asociacionin e Shteteve të Azisë Juglindore, rrjet i dhjetë shteteve.

Marrëdhëniet e BE-së, me këto dhe të tjera shtete përfshijnë shumë fusha : përfshirë arsimin, mjedisin, krimin dhe të drejtat e njeriut.

Përtej Atlantikut, BE-ja angazhohet së tepërmi që të mbajë marrëdhënie të mira me SHBA-në, partnerin e saj më të madh tregtar. BE-ja dhe SHBA-ja janë pajtuar për një plan për bashkëpunimin më të ngushtë për menaxhimin e krizave dhe parandalimin e konflikteve dhe BE-ja do të bashkëpunojë me SHBA-në, edhe për ndryshime klimatike.

Më afër, në lindje, BE-ja dhe Rusia janë duke punuar në një marrëveshje të re për të rregulluar marrëdhëniet e tyre. BE-ja dëshiron të punojë më ngushtë me Rusinë për të siguruar furnizim me energji. BE-ja, dëshiron të ketë marrëdhënie më të forta edhe me gjashtë vende të tjera të Lindjes: Gjeorgjinë, Armeninë, Azerbejxhanin, Moldavinë, Ukrainën dhe Bjellorusinë.

Në jug, në korrik të vitit 2008, BE-ja lansoi Bashkimin për Mesdheun, në mënyrë që të krijojë lidhje më të afërta me Lindjen e Mesme dhe fqinjët e saj të Afrikës Veriore. Forumi i ri bashkon 28 shtetet e BE-së, më 16 të tjera, si Izraeli, Turqia dhe Siria.

Si u rrit BE-ja?

Më 1973: Danimarka, Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar i bashkohen Bashkimit Evropian, duke e rritur numrin e anëtarëve në nëntë (Norvegjia vendos të mos e bënte këtë).

Ndërkohë, BE-ja nis të punojë në fusha të reja si politika rajonale, investimet e mëdha në krijimin e vendeve të punës dhe infrastrukturës në rajonet më të varfra. Parlamenti Evropian bëhet edhe më i rëndësishëm: më 1979 qytetarët për herë të parë patën mundësi t’i zgjidhnin përfaqësuesit e tyre drejtpërsëdrejti.

Më 1981: Pas rrëzimit të Juntës ushtarake më 1974, Greqia i bashkohet BE-së.

Më 1985: Shengeni, një fshat në Luksemburg, ua jep emrin marrëveshjeve që u mundësojnë qytetarëve të shumë shteteve anëtare të BE-së, të udhëtojnë  pa pasur nevojë t’u nënshtrohen kontrolleve të pasaporteve në kufij.

Më 1986: Spanja e Portugalia i bashkohen BE-së.

Më 1989: Rrëzohet muri i Berlinit, Gjermania Lindore e ajo Perëndimore ribashkohen në tetor të vitit 1990.

Më 1993: Tregu i njësuar, i krijuar me Aktin e vetëm evropian më 1987, tashmë është kompletuar, duke u mundësuar njerëzve, mallrave , shërbimeve dhe parave që të lëvizin-qarkullojnë lirshëm anekënd kufijve të BE-së. Traktati i Mastrihtit për Bashkimin Evropian hyn në fuqi. Ai e bën më të lehtë menaxhimin e Bashkimit… që po rritej.

Më 1995: Austria, Finlanda dhe Suedia i bashkohen BE-së. Pas një referendum, Norvegjia sërish vendos të mos bashkohet.

Më 1999: Traktati i Amsterdamit hyn në fuqi, duke i forcuar të drejtat e qytetarëve të BE-së, ndër të tjera edhe duke fuqizuar rolin e Parlamentit Evropian. Traktati po ashtu integron Shengenin në ligje të BE-së.

Më 2001: Euro-ja pranohet si valutë e vetme nga Austria, Belgjika, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Portugalia e Spanja. Qiproja, Estonia, Malta, Sllovakia, e Sllovenia bashkohen më vonë, pasi bëhen anëtare të BE-së, më 2004. Danimarka, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar pëlqejnë të mbesin jashtë Eurozonës.

Më 2004: BE-ja zgjerohet me dhjetë shtete anëtare të reja: Republika Ceke, Qiproja, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia.

Më 2007: Bullgaria dhe Rumania bëhen anëtarët e 26-a dhe 27-a, të Bashkimit.

Më 2009: Të 27 shtetet anëtare të BE-së nënshkruajnë Traktatin e Lisbonës, i cili e bën BE-në, më demokratike, të efektshme, transparente, e kështu edhe më të përgatitur për t’u përballur me sfidat globale si çështjet klimatike, të sigurisë dhe krizës financiare.

Më 2013: Kroacia anëtarësohet në Union duke u bërë kështu shteti i dytë ish-jugosllav, pas Sllovenisë, që bëhet anëtar i BE-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu