Gjithçka që duhet të dini për Spanjën

0
927

Mbretëria spanjolle shtrihet në pjesën më të madhe të Gadishullit Iberik. Kryeqyteti Madrid dhe Barcelona ne bregdetin katalonas, lidhen me Evropën Veriore nëpërmjet sistemit hekurudhor të trenave të shpejtë. Nga viti 1939 deri më 1975, Spanja qeverisej nga diktatori gjenerali Frank. Pas vdekjes së tij, mbreti Huan Karlos e çoi vendin drejt demokracisë. Shumë popuj ishin pjesë e krijimit të Spanjës, si kastilianët, katalonasit, galicianët, baskët, romakët, arabët e romët.

Studiusit spanjollë…

Gjatë epokës së artë të studimit, Kristofor Kolumbo, ka zbarkuar në Karaibe, më 1492. Në udhëtimet e tij të mëvonshme, ai ka zbuluar Amerikën dhe e ka shpallur Perandorinë Spanjolle. Studiues të tjerë të mëdhenj spanjollë janë edhe Hernan Kortes, pushtuesi i Perandorisë Azteke, (acteke) Huan Ponce de Leon, që ka studiuar Floridën dhe Fracesko Picaro që ka mposhtur Perandorinë e Inkëve në Peru.

Spanja sot….

Sot, Spanja e furnizon Evropën Veriore me pemë (fruta) e perime gjatë tërë vitit. Spanja është prodhuesi më i madh në botë I vajit të ullirit dhe e para në Evropë për kultivimin e limonit, portokallit, dredhëzës (luleshtrydhës) dhe domates. Verërat spanjolle janë të njohura në mbarë botën dhe ajo ka edhe fusha të mëdha gruri e elbi. Domatja është produkti që Spanja eksporton më së shumti. Në Evropë e kishte sjellë nga Amerika Jugore Kortesi, më 1521 dhe Spanja e pati shpërndarë në Evropë në vitet 1540-të. 

Në Spanjë…

  • Të gjithë mbajnë dy mbiemra: I pari është mbiemri I babait, I dyti I nënës.
  • Dreka, hahet në orën 14:00, darka rreth orës 21:00.
  • Kur fëmijët nxjerrin dhëmbin, e lënë nën jastëkë ta marrë miushi Rotoncito Peres, e në vend të dhëmbit lë një monedhë ose një dhuratë.
  • Shtëpitë andaluziane janë me bojë të bardhë pasi që besohej se kjo ndalonte përhapjen e malaries.

Fakte rreth Spanjës…

  • Është anëtarësuar në BE në vitin 1986
  • Sistemin politik e ka – Monarki
  • Ka 46 milionë banorë
  • Përdor euron si valutë
  • Madridi është kryeqytet
  • Spanjollishtja (kastiliane) është gjuhë zyrtare
  • “Hola ” është përshëndetje tipike

Tregtia dhe industria…

Industritë spanjolle, kryesisht kanë selitë në Madrid dhe në Barcelonë, kurse Spanja, kryesisht, prodhon tekstil e veshmbathje, ushqim e pije, metale dhe prodhime metalesh, kimikate, anije, vetura, pjesë makinash, produkte argjile, barna dhe pajisje mjekësore. Spanja a edhe resurse të pasura minerale si: hekuri, qymyri,zinku, argjendi, kallaji dhe zhiva. Konservimi I peshkut është industry e madhe, falë gjahut të mirë të merlucit, sardeleve, tunës e acungave. Fitimet më të mëdha vijnë nga turizmi.

Kë e njihni?

Pikaso, Dali dhe Goja janë ndër artistët më të njohur të Spanjës, Pop këngëtari Enrike Iglesias është një nga këngëtarët më të dëgjuar latinë të të gjitha kohëve, ndërsa Placido Domngo dhe Hose Kareras janë yjet më të falshëm të operës. Penelop Kruz dhe Havier Bardem janë yje të famshme Hollivudi.

 

Panairet dhe festat….

Spanja njihet për festivalet e saj të ndryshme. Më I zhurmshmi është Festivali I Domates ku mijëra vizitorë vërshojnë qytetin e vogël Bunol në Valencia për t’u gjuajtur me domate. Para se të nisë festivali, pronarët e dyqaneve mbulojnë dyqanet e tyre me najlon për t’I mbrojtur dritaret. Pas një orë gjuajtje me domate, një sirenë sinjalizon fundin e luftës dhe I tërë qyteti duhet të shperlahet me makina zjarrfikësh.

Klima e ngrohtë dhe e thatë në shumë pjesë të Spanjës e bën atë ideale ullishte. Spanja prodhon 500,000 tonë në vit, gati për qind e ullinjve të prodhuar në botë.

A keni uri?

Spanjollët e duan ushqimin e detit dhe bëjnë “paella” në fultere (tigan) të madhe, duke I shtuar orizit ushqime deti, mish ose perime. Spanjollëve u pëlqejnë edhe paragjellët apo “tapas”, që shërbehet e ftohtë, apo e ngrohtë e që mund të jenë sardele të fërguara, ( skuqura), tortilla, apo byrek me vezë e patate.

BE-ja dhe siguria e ushqimit…

Strategjia e BE-së për siguri në ushqim përfshin të gjitha aspektet e ushqimit , shëndetit të kafshëve dhe mirëqenien e shëndetin e bimëve. Aplikohet si në ushqime të prodhuara në BE, ashtu edhe të importit.

Strategjia ka tri qëllime kryesore:

  • Promovimin e sigurisë së ushqimit, edhe atij të kafshëve;
  • Të sigurojë që vendimet për siguri në ushqim bazohen në këshilla të shëndosha shkencore;
  • Vendosjen e rregullave për siguri në ushqim që respektohen nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së.

Promovimin e sigurisë në ushqim….

Politikat e BE-së synojnë ngritjen e standardeve të prodhomit të ushqimit dhe njëherësh përfitimin e shteteve nga zgjedhja më e madhe e ushqimeve cilësore.

Kanë të bëjnë me:

  • Përkujdesjen për mirëqenien e kafshëve në ferma dhe gjatë transportimit;
  • Mbrojtjen e shëndetit public dhe parandalimin e helmimit me ushqim;
  • Sigurimin e këshillave të besueshme shkencore për siguri në ushqim nëpërmjet Agjencisë Evropiane për Siguri në Ushqim në Parma të Italisë;
  • Mbrojtjen e bimëve e të korrave dhe të kufizojnë përhapjen e organizmave të dëmshme;
  • Të parandalojnë kontaminimin e ushqimit me kimikate dhe të sigurojnë që prodhimi I ushqimit nuk dëmton mjedisin;

 

Ka rregulla të vecanta për përdorimin e pesticideve, ngjyrave e shtesave në ushqim, antibiotikët dhe hormone. Ka edhe rregulla për paketimet plastike dhe përshkrimin, që duhet të përcillen nga të gjitha shtetet e BE-së.

 

Energjia diellore po i kontribon gjithnjë e më shumë ekonomisë spanjolle. E mbështetur nga BE-ja, PS10 është centrali i parë i energjisë diellore (solare) për nevoja komerciale në Evropë. Janë në plan të ndërtohen edhe katër të tjerë të ngjashëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu