Gjithçka që duhet të dini për Luksemburgun

0
1853

Dukata e Madhe e Luksemburgut është vend i vogël, që kufizohet me Belgjikën, Francën e Gjermaninë. Është shtet i ndarë politik që nga shekulli i dhjetë. Është shteti i dytë më i vogël në BE pas Maltës dhe Dukata e fundit në botë.

Sot është monarki kushtetuese me sistem parlamentar.

Kështjellë madhështore

Luksemburgu fillimisht është bërë i rëndësishëm për shkak të pozitës strategjike mbi lumin Alzet. Romakët e patën ndërtuar kështjellën e parë aty dhe ajo ishte bërë fortesë e Zigfrid, konti i parë i Luksemburgut, më 963, të epokës sonë. Gjatë nëntë shekujve me radhe, qyteti përforcohej me të madhe nga pushtuesit që vinin njëri pas tjetrit, përfshirë burgonët, habsburgët, hohencolernët dhe francezët.

Më 1867, dukata e madhe qe shpallur shtet neutral dhe fortesa qe rrënuar për t’i lënë hapësirë qytetit të zgjerohej.

Shekulli i njëzet 

Gjatë luftës së dytë botërore, Luksemburgu ishte nën okupimin nazist. Është çliruar nga aleatët, më 1944. Qytetarët e tij ishin përkrahës të hershëm të integrimeve evropiane. Më 1946 ishte bërë shtet themelues i Komunitetit Ekonomik Evropian. Është pjesë e grupit të Shengenit, që edhe ka marrë emrin sipas një fshati në Luksemburg, ku ishte nënshkruar kjo marrëveshje.

Në Luksemburg…

  • Ka më se 21 kilometra tunele të fshehta nën fortesën e Luksemburgut.
  • Ka një sipërfaqe toke prej vetëm 2,586 kilometrash katrorë që e bën ndër vendet më të vogla në Evropë dhe në botë.
  • Luksemburgu është vend i trashigimisë botërore nën mbrojtjen e UNESCO-s. 

Fakte rreth Luksemburgut…

  • Është anëtar themelues i BE’së
  • Sistemin politik e ka – monarki kushtetuese
  • Ka 0,5 milionë banorë
  • Përdor euron si valutë
  • Luksemburgu është kryeqytet
  • Luksemburgishtja, frengjishtja e gjermanishtja është gjuhë zyrtare
  • “Moein ” është përshëndetje tipike

Kështjella Vianden në veri të Luksemburgut është një nga kështjellat më të mëdha të fortifikuara në përendim të Rinit.

Qendër bankare

Luksemburgu ka bruto produktin vendës (GDP) më të lartin në botë- tri herë më të lartë se mesatarja në BE. Të ardhurat mesatare janë 25,800 në vit. Është qendër bankare, dhe më 2010, aty vepronin 149 banka. Luksemburgu i tërheq bankat për shkak të fuqisë punëtore të arsimuar  e që flet shumë gjuhë. Veprimtaria bankare përbën 96 për qind të GDP-së vendëse dhe ekziston edhe një muze banke. Industria e celikut, po ashtu është me rëndësi në Luksemburg.

Gjuhët…

Luksemburgishtja është gjuhë shtetërore. Mirëpo biznesi formalisht përdor frëngjishten, ndërkohë që gjermanishtja është gjuha e parë që mësohet në shkolla dhe përdoret nga media. Të gjithë studentët mësojnë edhe anglisht. Mirëpo në dyqane e kafene mund të dëgjosh pothuaj cdo gjuhë të Evropës: 60 për qind e popullatës vijnë nga shtete të tjera të BE-së. Kjo nuk është për t’u habitur meqë 8,000 veta punojnë nëpër zyra të institucioneve të BE-së.

Kë e njihni?

Robert Shuman u lind në Luksemburg, më 1886, e më pas është bërë shtetas francez. I njohur si pionier i Evropës së bashkuar, në vendlindjen e tij në Luksemburg tashti është Qendra e Studimeve dhe Hulumtimeve Evropiane. Ai është bërë kryeministër i Francës e më pas ministër i Jashtëm dhe pati propozuar planin që ka rezultuar me krijimin e Komunitetit Evropian të Celikut e Qymyrit, që më vonë çoi në themelimin e BE-së.

Vallëzimi i lashtë…

Kortezhi tradicional vallëzues i Eternahut daton që para 1,000 vjetësh. Legjenda thotë se një hajn, para se të ekzekutohej me varje, e kishin pyetur për dëshirën e fundit dhe kishte kërkuar që të luante në violin në sheshin e qytetit. Melodia ishte aq e hareshme sa të gjithë kishin nisur të vallëzonin dhe në atë tollovi ai kishte ikur. Sot njerëzit mblidhen në kishat lokale, dhe kambanat bien për të nisur ceromonitë. Pastaj njerëzit vallëzojnë nëpër qytet dhe nëpër tridhjetë shkallë.

Kortezhi tradicional vallëzues i Eternahut mbahet në lindje të Luksemburgut për cdo vit. Besohet se është ceromoniali i fundit I këtij lloji në Evropë.

A keni uri?

Kuzhina e Luksemburgut  është ndikuar nga ato të fqinjëve. Disa nga specialitetet janë : proshutë derri me fasule kokërrmadhe, proshutë ardene dhe peshk nga lumenjtë vendës. Arrat janë specialitet dhe për cdo vit mbahet një pazar i arrive “Nessmoort” në qytetin piktoresk Vianden. Arrat përdoren në shumë ushqime, prej ëmbëlsirave e deri të picat.

BE-ja, tregu i përbashkët dhe zona Shengen

Luksemburgu është një nga tri shtetet që ka nënshkruar Marrëveshjen  e Beneluksit, më 1944, me të cilën Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu qenë bashkuar si një zonë doganore- p.sh. heqja e kontrollove kufitare ndërmjet tyre. Kështu, ato ishin pioniere të tregut të unifikuar evropian.

Tregu i unifikuar…

Në tregun  e unifikuar evropian, të themeluar, më 1992, njerëzit, mallrat, shërbimet e paratë mund të qarkullojnë lirshëm, si të ishin  brenda një shteti.

Njerëzit mund të udhëtojnë kurdo që duan anekënd BE-së për biznese, apo për të bërë qejfe: ose nëse pëlqejnë mund edhe të rrinë në shtëpi dhe të kënaqen me krejt të mirat që u vijnë nga gjithë Evropa.

Ndonëse sot nuk shihet si dic me rëndësi, tregu i unifikuar është një nga arritjet më të mëdha të BE-së. Që prej 1992-s, tregu i unifikuar ka krijuar miliona vende pune dhe ka gjeneruar më shumë se 800 miliardë pasuri më shumë. Është i mirë për bizneset që sot kanë qasje të pakufizuar tek afro 500 milionë konsumatorë nga mbarë BE-ja. Kur barrierat tregtare hiqen, atëherë më shumë kompani mund të konkurrojnë me njëra-tjetrën, që nënkupton çmime më të ulëta e zgjedhje më të mëdha për konsumatorët. Si rezultat, telefonat në Evropë paguhen shumëfish më pak nga c’janë paguar më 2000: taksat ajrore janë zvogëluar dhe shumë rrugë janë hapur. Mallrat e importuara qarkullojnë  lirshëm, që është mirë për eksportuesit e jashtëm. Të gjithë fitojnë!.

Marrëveshja Shengen

Marrëveshja Shengen  ( e emërtuar sipas një qyteze në Luksemburg ku është nënshkruar) ka avancuar dhe ka hequr kontrollet nga kufijtë e brendshëm, ashtu që njerëzit që udhëtojnë nëpër territorin e 22 shteteve anëtare mund ta bëjnë këtë pa pasur nevojë që t’u nënshtrohen kontrollove kufitare. Pesë shtete aktualisht kanë mbajtur kontrollet kufitare shtetërore për udhëtim nëpër BE: Qiproja, Irlanda, Mbretëria e Bashkuar, Bullgaria dhe Rumunia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu