Gjithçka që duhet të dini për Irlandën!

0
2982

Republika e Irlandës, “Eire” në irlandishte, është pjesa jugore e ishullit të tretë nga madhësia në Evropë dhe është e pavarur. Ndërkaq që Irlanda e Veriut është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar. Lufta për pavarësinë në fillim të shekullit të njëzet ka cuar në krijimin e Shtetit të lirë Irlandez, më 1922 dhe ishulli është ndarë. Ka fituar pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar, më 1936.

Irlanda, dikur dhe aktualisht…

Ky vend I bukur me liqene, male e shira të dendur  është aq i gjelbër sa e quajnë “ishulli emerald”. Ekonomia dikur ishte e varur nga bujqësia, sidomos kultivimi i patates dhe në kohë shumë të gjatë Irlanda konsiderohej një nga vendet më të varfra të Evropës. Prej vitit 1845 deri më 1848, një sëmundje  e njohur si nxirja e patates i pati shkatërruar të mbjellat. Vendin e pati kapluar një uri e tmershme dhe shumë banorë patën emigruar në Shtete të Bashkuara dhe në Kanada. Sot Irlanda ka një ekonom modern me teknologji të përparuar. Kompanitë e teknologjive informatike si Intel e Microsoft kanë bazët e tyre në Irlandë, e atje prodhohen edhe pajisje mjekësore e produkte farmaceutike. BE-ja me financim ka ndihmuar Irlandën  për ta përmisuar infrastrukturën e telekomunikacionit.

Në Irlandë…

  • Të gjitha shenjat janë të shkruara në anglisht e irlandisht.
  • Që nga 2004-a, kuajt duhet të kenë pasaportë që të mund të eksportohen, shiten, apo ta ndërrojnë pronarin, të përdoren në gara, për riprodhim, apo edhe për mish të kasapi.
  • Jonxha me gjethe katër petalesh jus jell fat nëse e bartni gjithmonë me vete.
  • Ka edhe shumë fjalë të urta si:” Rrena udhëton më larg se e vërteta” dhe “Rruga më e gjatë jashtë është më e shkurtra për në shtëpi”.

Fakte rreth Irlandës…

  • Është anëtarësuar në BE në vitin 1973
  • Sistemin politik e ka – Republikë
  • Ka 4.5 milionë banorë
  • Përdor euron si valutë
  • Dublini është kryeqytet
  • Anglishtja dhe irlandishtja janë gjuhë zyrtare
  • “Dia duit ” është përshëndetje tipike

Kultura dhe tradita…

Ndonëse e izoluar gjeografikisht, Irlanda ka një trashëgimi të pasur kulturore. Fjala keltishte” craic”, i referohet kënaqësisë kur bashkohen me njerëz. Irlandezët cmenden pas përrallave të vallëzimit. Vallëzimi irlandez me hapa bëhet me lëvizje shumë të shpejta këmbësh e shputash, derisa trupi dhe krahët mbahen shtrënguar. Të rinjtë marrin pjesë në gara të veshur në costume tradicionale. Gjithkush mund të garojë, vetëm, ose në ekip. Komunitetet irlandeze, në mbarë botën, e mbajnë gjallë këtë traditë. Sportet më të popullarizuara në Irlandë janë: ragbi, futbolli dhe garat me kuaj.

Luginat e blerta dhe bregdeti shkëmbor është peisazhi tipik rural në perëndim të Irlandës.

Kë e njihni?

“U2” është vetëm një nga shumë rokbendet dhe këngëtarët me famë botërore që vijnë nga Irlanda. Janë edhe të tjerë si “Bojzon”, “Ronan Kiting” dhe “Uestlajf”. Irlanda është vendi edhe i shumë shkrimtarëve me nam si “Xhorxh Bernard Shau, Ë.B Jets, Xhejms Xhois dhe Semjuel Beket.

Dashuria për kuajt…

Irlandezët i duan kuajt dhe janë të parët në botë për rritjen dhe garat e kuajve me pedigre. Në Irlandë, rreth 22,000  njerëz punojnë me kuaj rreth 216 milionë euro fitohen cdo vit nëpërmjet eksportit të kuajve me pedigree në vende të tjera. Kali më i njohur garues në Irlandë ishte Arkël, që ka fituar shumë gara dhe është bërë legjendë kombi.

A keni uri?

Gjellët tradicionale të thjeshta, me mish e perime si: patate, karotë e rrepanë, ende janë më të konsumuarat. Përfshirë këtu gjellën e përgatitur me salsice të prera, suxhup e patate, pogace nga mielli i patates. Bukët e ardhura me sodë (tharmë), po ashtu janë të popullarizuara. Gjyveci irlandez është një ushqim irlandez që përgatitet me mish qengji dhe patate të ziera me karotë, qepë e majdanoz, e që shoqërohet me një qull patatesh e lakrash të bëra me gjalpë.

Dublini është i famshëm për restorantet ku mund të gjeni meny të pasur gjellësh tradicionale  e të reja, përfshirë edhe djathërat tepër të mirë vendëse. Me ushqim gjithmonë shoqërohet birra e zezë e fortë, Guinness.

BE-ja dhe gjuhët minoritare e rajonale…

Në Irlandë, shumica e njerëzve flasin anglisht. Mirëpo keltishtja  e Irlandës, një gjuhë e lashtë që ngjan me skotishten dhe keltishten uellshiane, flitet nga banorët e viseve rurale. Ata përbëjnë një të tretën e popullatës, kështu të gjitha shenjat janë në anglishte dhe në irlandishte.

Diversiteti gjuhësor…

BE-ja ka politika positive ndaj gjuhëve të pakicave e atyre rajonale dhe beson se ato duhet promovuar e mbrojtur aktivisht. Neni 22 i Kartës Evropiane  të të Drejtave Fundamentale, thotë se njerëzit duhet të respektojnë diversitetin kulturor, gjuhësor e fetar.

BE-ja e inkurajon diversitetin gjuhësor duke:

  • financuar projekte për mbrojtjen dhe promovimin e gjuhëve të pakicave;
  • mbështetur rrjetin informative dhe Byronë Evropiane për Gjuhët më pak të përdorura.

Këto politika kanë si qëllim mbrojtjen e gjuhëve tradicionale e indigjene.

Disa organizata ekzistojnë për të ndihmuar këtë kauzë, ndër to edhe Rrjeti për promovimin e Diversitetit Gjuhësor (NLPD).

Gjuhët zyrtare të BE-së….

Është rregull i BE-së që të gjitha gjuhët zyrtare të shteteve anëtare, janë gjuhë zyrtare të BE-së. Për punë kryesisht përdoren anglishtja, frëngjishtja dhe gjermanishtja. Gjithkush ka të drejtë të komunikojë dhe të presë t’i drejtohen në gjuhën e tij. Në takime të BE-së, të gjitha dokumentet duhet të përkthehen  në të gjitha gjuhët e shteteve- anëtare. Që nga janari i 2007-s, ka njëzet e tri gjuhë zyrtare./Të nisemi për në Evropë/ Oxygenpress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu