Gjithçka që duhet të dini për Greqinë!

0
1181

Greqia e lashtë ishte vendlindje e demokracisë, ndërsa shumë  vlera të tjera në të cilat bazohet civilizimi perëndimor, përfshirë edhe BE-në, vijnë nga ajo. Grekët e lashtë ishin lundrues dhe ekspeditës të hatashëm. Sot, Greqia përsëri është një nga shtetet më të rëndësishme detare në botë dhe ka në pronësi 16 për qind të flotës botërore tregtare. Ka më shumë se 2,000 ishuj, prej tyre 170 të banuar dhe 13,676 kilometra bregdet. Athina, kryeqytet, ndodhet vetëm 563 kilometra larg Prishtinës. Greqia është republikë parlamentare dhe shteti modern grek qe themeluar, më 1830.

Greqia sot…

Meqë Greqia është kryesisht terren malor , toka e rrafshët, e përshtatshme për ta punuar, është e pakët. Mjaft pemë e perime kultivohen për shitje në vend e për eksport. Dikur, grekët ushqimin kryesisht e merrnin nga mielli, pemët e perimet, ullinjtë, rrushi, delet, dhitë e peshku, por tanai dieta e tyre është zgjeruar. Industria kryesisht është përqendruar përreth Athinës (3.2 milionë njerëz, pothuaj një e treta e popullatës) dhe Selanikut, qyteti I dytë nga madhësia.

Industria ka përparuar që prej se Greqia është bërë anëtare e BE-së dhe ka marrë ndihma për disa projekte të mëdha si metronë e Athinës, autostradat dhe një urë të varur që është ndër më të gjatat në botë (2,880m).

Industria…

Industri kryesore është turizmi, pastaj vjen transporti detar. Deri diku janë të zhvilluara edhe industritë si: xehetaria, energjia dhe ndërtimi, më pak ajo e hekurit e celikut. Por Greqia ka shumë pak resurse natyrore dhe lëndën e parë i duhet ta importojë.

 Në Greqi…

  • Tetëdhjetë për qind e vendit është terren malor.
  • Ta përshëndesësh dikë me dorë, e shuplakë të hapur drejt fetyrës së tij është ofenduese. Grekët I kthejnë shuplakën nga vetja kur përshendesin dikë.
  • Spartanët e lashtë pinin supën e zezë të bërë nga gjaku, kripa e uthulla.
  • Në kohët e lashta, të pasurit sakrifikonin kafshë për zotat, ndërsa të varfëritë bënin kurbanë nga brumi.

Fakte rreth Greqisë…

  • Është anëtarësuar në BE në vitin 1981
  • Sistemin politik e ka – Republikë
  • Ka 11.2 milionë banorë
  • Përdor euron si valutë
  • Athina është kryeqytet
  • Greqishtja është gjuhë zyrtare
  • “Yassas ” është përshëndetje tipike

Dielli i nxehtë, fshatrat të bukur dhe bregdeti i egër e bëjnë Greqinë një nga destinacionet më të popullarizuara në Evropë. Cdo vit atë e vizitojnë 16.5 miliona turistë. 

Greqia dhe kultura evropiane…

Shume ide e vlera që sot janë pjesë e jetës sonë, dalin nga Greqia e lashtë. Filozofi Platoni dhe poeti Homer që pati shkruar Iliadën e Odisenë, ishin nga Greqia e lashtë. Grekët e vjetër zhvilluar edhe matematikën, shkencën e mjekësinë, ndërsa, ishin të njohur edhe për arkitekturën, skulpturën e qeramikën.

Lojërat olimpike…

Për herë të parë janë mbajtur Lojërat Olimpike në Greqi, më 776 si garë midis krahinave për nder të Zeusit. Lojërat modern Olimpike patën nisur, më 1896 dhe Lojërat… e Verës 2004 janë mbajtur në Greqi. Sot, sporte të dashura në Greqi janë: futbolli, basketbolli, vaterpoloja dhe volejbolli. Sikurse grekët, edhe BE-ja beson se sporti është shumë I rëndësishëm kështu që mbështet atletët amatorë dhe profesionalë, si edhe organizon forume sportive ku bashkohen qeveritë e OJQ-të që merren me sportin nga vendet e BE-së.

Partenoni…

Janë 17 vende të trashëgimisë kulturore nën mbrojtjen e UNESCO-s në Greqi, e Partenoni është më i famshmi. Pjesa më e madhe e Partenonit ende është e paprekur, por që përdoret si depo municioni dhe është dëmtuar rëndë gjatë luftimeve ndërmjet venecianëve dhe osmanëve, më 1687. Para kësaj ishte shfrytëzuar si tempull, kishë e xhami. Kur qe ndërtuar Partenoni, në shekullin e pestë, para erës sonë, grekët ishin pjesëtarë të civilizimit më të përparuar të botës.

A keni uri?

Dieta e shëndetshme mesdhetare përmban ullinj dhe barishte si oregano, livanda, dafina, nenexhiku, borziloku e kopra. Hahet shumë sallata greke, e ngjashme me sallatën mikes që hahet në Kosovë. Musaka me mish qengji dhe kungulleshka me sos është shumë e pëlqyer, si dhe souvloki, e ngjashme me qebapët.

Bakllavaja është ëmbëlsirë tradicionale, e bërë  me petë të holla, arra të grimcuara që hidhet sherbet, ose mjaltë. 

BE-ja dhe transporti detar…

Lundrimi është zanati më i vjetër grek që nga kohët e lashta, dhe punësor rreth 160,000 njerëz. Më 2010, grekët ishin pronarë të 16 për qind të flotës botërore.

Pronarë anijesh krijuar pasuritë e tyre së pari me vaporë e anije të vpgala transportuese, e më pas me anije naftëmbajtëse dhe anije të mëdha tranportuese.

Transporti detar grek është ende i sukseshëm dhe Selaniku është po aq i rëndësishëm sa vetë Athina, meqë është port mallrash që mbërrn në Ballkan. Politikat e BE-së për tranportin ujor përmblidhen në Strategjinë për Tranportin Detar 2018. Synimet janë:

  • që të bëjnë transportin ujor në Evropë më konkurrent;
  • të krijojnë vende pune në këtë industry;
  • të promovojë transportin detar me kosto të ulët, që u përshtatet nevojave të ekonomisë së BE-së dhe asaj botërore;
  • që të përmirësohet sjellja e industrisë detare evropiane ndaj mjedisit.

Strategjia përfshin:

  • transportin detar evropian në tregun botëror;
  • resurset njerëzore;
  • cilësinë e transportit detar, përfshirë ndikimin në mjedis;
  • transporti ujor ndërkombëtar;
  • transportin detar në distancë të shkurtër, local ose rajonal;
  • kërkimet dhe idetë e reja.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu