Gjithçka që duhet të dini për Danimarkën

0
1607

Danimarka është Gadishull. Në perëndim ka Detin e Veriut, ndërsa deti Baltik e rrethon nga lindja e veriu. Në jug ka 68 kilometra kufi tokësor me Gjermaninë. Danimarka ka shumë ishuj të vegjël, 443 të emërtuar dhe 76 të banuar. Ka një vijë bregdetare prej 7,134 kilometrash, sa distance prej Prishtine deri në Montreal të Kanadasë. Danimarka, Norvegjia dhe Suedia së bashku e përbëjnë grupin e shteteve skandinave.

Danimarka ka qenë monarki kushtetuese prej vitit 1849 dhe ka sistem parlamentar qeverisës. Parlamenti njëdhomësh apo “folketing”, ka 179 anëtarë të zgjedhur. Mbreti, ose tashti mbretëresha Margareta ll, ka kryesisht rol ceremonial.

Në Danimarkë…

  • Nuk ka male. Pika më e lartë bregdetare është një kodër, 170 metra e lartë e quajtur Molehoj.
  • Hamleti i Shekspirit është inspiruar nga miti i lashtë danez për princin Viking Amledinin e Jutlandës.
  • Kurrë nuk jeni më larg se 52 kilometra nga bregdeti.
  • Më 2007, një anketë sugjeronte se Danimarka ishte shteti më i lumtur i BE-së.

Fakte rreth Belgjikës… 

  • Anëtarësimi në BE në vitin 1973
  • Sistemin politik e ka – monarki kushtetuese
  • Ka 5,5 milionë banorë
  • Përdor euron si valutë
  • Kopenhaga është kryeqytet
  • Danishtja është gjuhë zyrtare
  • “HEJ ” është përshëndetje tipike

 Porti bregdetar në Nyhavn në kryqytetin danez, Kopenhaga. 

Danimarka sot…

Danimarka ka tokë të rrafshët e pjellore, me bujqësi të përzier. Vendi njihet për djathin Jarlsberg dhe gjalpin Lurpak. Kultivohen  edhe gruri, thekra, tërshëra dhe elbi. Danimarka ka 2.9 milionë punëtorë me të  ardhura mesatare më të lartat në botë. Ka shumë pak të papunë dhe danezët mburren me sistemin shtetëror të mirëqenies dhe mbrojtjen sociale. Tivoli në Kopenhagë është një nga parqet më të mëdha të lodrave në Evropë dhe ka inspiruar Ualt Diznin që ta ndërtonte “Diznilendin”. Sportet më të popullarizuara në Danimarkë janë lundrimi e sportet e tjera në ujë dhe futbolli. 

 Tregtia dhe industria… 

Danimarka ka industri të zhvilluar të peshkut dhe një flotë të madhe tregtare. Industritë më të mëdha prodhuese janë ato të produkteve ushqimore, kimikate, makinerisë, produkteve metalike, pajisjeve elektronike dhe të transportit, birrës, si dhe produkte druri dhe letre. Turizmi po ashtu është burim i rëndësishëm I të ardhurave.

Pos që ka naftë e gaz në Detin e Veriut, Danimarka prin në botë me enërgji dhe prodhon gati 20 për qind të saj, që I nevojitet në mullinjtë e erës. 

Kë e njihni?

Përrallat e Hans Kristian Andersenit janë përkthyer në më shumë gjuhë se cdo libër në botë, pos biblës. Arkitekti i Shtëpisë së Operës në Sidnes, Jorn Utzen, është danez. Kutitë Lego, të zbuluara, më 1932, janë tulla të famshme ndërtimi për fëmijë dhe, deri tashti janë shitur më se 320 miliardë sosh. Regjisori kundërthënës, Lars fon Trie, është danez.

Vikingët…

Ndërmjet shekujve tetë e njëmbëdhjetë, kalorësit të quajtur vikingë, qenë nisur për lundrim me anije të gjata dhe patën sulmuar, pushtuar e vendosur në shumë pjesë të Evropës. Vikingët danezë ishin më aktivë në Britani, Francë e Irlandë, ku patën ndërtuar qytetin Dublin. Në shekullin e dhjetë, ata qenë konvertuar në të krishterë nga Harald Dhëmb Kaltri ( Bluetooth), një tregim që është i shënuar në disa gurë të lashtë të njohur si Gurët e Jellingut.

A keni uri?

“Smorrebrod” është një sanduic i hapur me peshk, proshutë apo djathë me bukë thekre. Danezëve u pëlqejnë coftet, apo frikadellerët sic u thonë ata dhe pudingu më i pëlqyer është “rodgrod”, një pure pemësh të kuqe të ziera me miell misri. Më 24 dhjetor, danezët hanë patë të pjekur me lakër të kuqe, e për ëmbëlsirë një pudding special, me një lajthi brenda për nafakë (fat).

BE-ja, energjia dhe ambienti…

Danimarka  prin për përdorimin e energjisë së padëmshme për ambientin dhe shumë shtete të BE-së mund të mësojnë nga shembulli I saj. Ne e dimë se nuk mund të vazhdojmë ta përdorim qymyrin, naftën e gazit sic e bëjmë tashi, meqë ato nuk janë të rigjinerueshme dhe prodhojnë karbon…, që është I dëmshëm për ambientin. Në dhjetor të 2008-s, liderët e BE-së bënë një plan për të zvogëluar ngrohjen globale, që e shkaktojnë  shtetet e BE-së. Aktualisht, nafta, gazi natyror dhe qymyri përbëjnë 80 për qind të energjisë që konsumohet në BE, ndërsa 50 për qind të gazit dhe të naftës importohet. Në qoftë se ka krizë në Lindje të Mesme, cmimet ngrihen dhe rezervat  kërcënohen. Në të ardhmen  do të na duhet të kursejmë energjinë, duke e përdorur më me kujdes dhe, duke zhvilluar burime alternative energjie. Përdorimi i energjisë mund të bie 20 për qind deri  në vitin 2020, në qoftë se ne I lëmë mënjanë veset tona dhe e shfrytëzojmë teknologjinë në mënyrë efektive. Programi I BE-së për mjedisin: “Ambienti 2010, e ardhmja jonë, zgjedhja jonë”, na fton që :

  • të ngadalësojnë ndryshimet e klimës dhe ngrohjen globale;
  • të mbrojmë vendmanimet natyrore si edhe florën e faunën e egër;
  • të merremi me problmet lidhur me ambientin e shëndetin;
  • t’i ruajmë rezervat natyrore dhe të menaxhojmë mbeturinat si duhet.

Energjia e ripërtërishme…

Energjia e ripërtërishme, domethënë energji që mund të zëvendësohet  dhe nuk shkakton emetime karboni. Burime të saj janë energjia diellore, energjia e erës, ujit, biomasës,biogazit, biokarburanteve dhe përpunimi I mbeturinave. Danimarka ka pesë termecontralet më të mëdha diellore (solare) në botë. Është nënshkruese e Protokollit të Kiotos për ndryshimet klimatike dhe është duke punuar që të ulë emetimet e CO2-it. Më 2006 Danimarka ka marrë shpërblimin evropian EMAS për menaxhim mjedisi./Të nisemi për Evropë/ oxygenpress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu