Gjithçka gati për turneun e 22-të ndërkombëtar të boksit “Adem Jashari”

0
85

Federata e boksit e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e turneut më të madh ndërkombëtar në boks “Adem Jashari” që do të mbahet me 21- 22 nëntor.

Deri me tani konfirmimin e kanë bërë 6 shtete, Bullgaria, Zvicrra, Sllovakia, Maqedonia, Mali i Zi, Shqipëria, dhe pritet konfirmimin nga Suedia dhe Kroacia.

Për shkak se palestra e sporteve në Prishtinë është e rezervuar për aktivitetet tjera ndërkombëtare evropiane, turneu “Adem Jashari” do të mbahet në palestrën e sporteve “Dilloni Benz”, në Fushë Kosovë, ku i plotëson të gjitha kushtet e kërkuara nga federate botërore AIBA, për mbajtjen e kësaj gare të madhe ndërkombëtarë që është në kalendarin e garave botërore AIBA dhe kalendarin e garave Evropiane EUBC. FboxK do të respektoj keshillat e dalura nga IKSHPK, MKRS,M.SH. që në palestra të mbyllura mos të ketë më shumë se 50 persona (garues, trajner, delegate, mjek sportive etj.)turneu do te zhvillohet pa publik.”

Gjysemfinalet do të organizohen me 21 nëntor ora 17:00.

Finalet me 22 nëntor ora 12:00.