Gjilani fiton në Drenas, Llapi e Vushtrria fitojnë në shtëpi

0
53

Dje janë zhvilluar tri ndeshjet e para në kuadër të javës së 10-të në Ipko Superligë. Gjilani ka arritur të realizojë fitore të rëndësishme si mysafire kundër skuadrës kampione në fuqi, Feronikelit në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, me rezultat 2:1, duke u ngjitur në pozitën e parë në renditje.

Feronikeli kaloi në epërsi në minutën e 73-të, me golin e brazilianit Jean Carioca, në minutën e 73-të, por gjilanasit përmbysën gjithçka brenda tre minutash, kur fillimisht shënoi Franc Veliu në minutën e 81-të dhe më pas Kastrati në të 84-ën për fitoren e Gjilanit.

Fitore të rëndësishme ka realizuar edhe Llapi para tifozëve të vet në duel me Trepçën ’89, me rezultat bindës 4:1, me dy gola të Osmanit dhe nga një gol të Eminit dhe Hysenit.
Ndërkaq, Vushtrria e ka fituar përballjen me Dukagjinin, 1:0, me golin e Merlakut, në minutën e 17-të.