Ballina Sport Gjilani dhe Ballkani barazuan në përballje me Drenicën dhe Trepçën’89

Gjilani dhe Ballkani barazuan në përballje me Drenicën dhe Trepçën’89

0
46

Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 15-të në Ipko Superligë.

Dy skuadrat e kreut të renditjes, Gjilani dhe Ballkani nuk kanë arritur t’i gëzohen fitores këtë javë.

Gjilani barazoi para tifozëve të vet në duel me Drenicën, me rezultat 1:1. Gjilanasit kaluan të parët në epërsi në minutën e 39-të, me golin e shënuar nga Fiton Hajdari.

Megjithatë, në pjesën e dytë kuqezinjtë e Skenderajt arritën të barazojnë rezultatin me golin e realizuar nga Harmon, në minutën e 71-të. Ndërkohë, Ballkani u ndal në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, duke e mbyllur përballjen me Trepçën’89 pa gola (0:0).

Rastin më të mirë në ndeshje e pati Jetmir Topalli i mysafirëve, i cili doli i vetëm para portierit por nuk arriti ta gjejë golin.