Gjermania thyen rekord të punësimit

0
30

Papunësia në Gjermani ra në 2.186 milionë persona në nëntor, niveli më i ulët që nga koha kur Agjencia Federale e Punësimit (BA) ka filluar të regjistrojë të dhëna.

”Shkalla e papunësisë ra edhe 0.1 pikë përqindje duke arritur në 4.8 përqind, ka thënë sot BA.

”Numri i punë-kërkuesve ra me 18 000 persona krahasuar me muajin tetor dhe me 182 000 të tillë krahasuar me nëntorin 2017”, ka shtuar agjencia.

Numri i të punësuarve në tregun gjerman të punës u rrit në 45.24 milionë persona në nëntor./Atsh/OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu