Gjermania rrit masat kufizuese në kufirin francez

0
64

Gjermania do të shtrëngojë kalimet kufitare nga Franca pas klasifikimit të Moselles në zonë me rrezik të lartë si pasojë e COVID-19, por duke hequr dorë nga mbyllja e vendosur në Republikën Çeke dhe Austri.

“Rajoni francez i Moselles do të konsiderohet duke nisur nga 2 marsi në orën 00:00 si zonë e prekur nga variantet e virusit COVID-19, kategoria më e lartë në shkallën e rrezikut në Gjermani për koronavirusin, i cili ka tre”, theksoi Ministria gjermane e Shëndetësisë.

“Si rezultat i kësaj, nga kjo datë njerëzit që hyjnë në territorin gjerman do të duhet të paraqesin një test negativ PCR ose antigjeni”, shtoi ajo.

Një test i kryer brenda 48 orëve do të kërkohet pa asnjë përjashtim, si dhe një deklaratë elektronike për të hyrë në territorin gjerman, theksuan disa orë më vonë përfaqësuesit lokalë të shtetit francez në një komunikatë.

Transportet kolektive transkufitare do të ndërpriten gjithashtu.

“Më vjen keq për këtë vendim gjerman sepse përfshin një numër të caktuar ngadalësimesh, vështirësi në kufij jo për lëvizjet turistike, por për punën”, theksoi në radio publike “France Inter” sekretari francez i Shtetit për Çështjet Europiane, Clement Beaune./ATSH