Gjermania, e para për investime direkte në Kosovë

0
59

Në Ditën Botërore të Statistikave, në një raport të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës theksohet se Gjermania vazhdon të mbajë vendin e parë të investimeve të huaja direkte në Kosovë.

“Në buletinin e rregullt mujor të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës për muajin shtator 2020 Gjermania vazhdon të mbajë vendin e parë për investime të huaja direkte në Republikën e Kosovës”, thuhet në raportin e BQK-së.

Shteti gjerman vazhdon të jetë një prej shteteve më të rëndësishme për Kosovën jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe si atdheu i dytë i shtetasve, të cilët për nga numri janë më së shumti në këtë shtet. /Albinfo.ch