Gjermania drejt një lehtësimi të masave kufizuese

0
244

Ministri gjerman i Shëndetësisë u shpreh sot në mbështetje të një fillimi të lehtësimeve, para fundit të dimrit, të masave kufizuese të lidhura me pandeminë e COVID-19.

“Ne nuk mund të qendrojmë në këtë kufizim të ashpër gjithë dimrin, shoqëria jonë nuk do ta mbështeste”, theksoi Jens Spahn për grupin rajonal të shtypit ”Funke”, ndërkohë që padurimi i opinionit po ndjehet gjithnjë e më shumë.

“Përveç kësaj, shifrat janë inkurajuese, ne po shohim një tendencë domethënëse të rënies për sa i përket infektimeve të reja”, shtoi ministri.

Shkallë e incidencës, domethënë numri mesatar i infeksioneve të reja për 100,000 banorë, është ulur nën 100, në 87 sot dhe po i afrohet 50, pragu i dëshiruar nga autoritetet, nën të cilin, lehtësimet e kufizimeve të pjesshme të vendosura në Gjermani janë të mundshme.

Megjithatë, ministri i Shëndetësisë nuk ka dëshiruar të angazhohet për një fillim të lehtësimit të masave  që prej muajit shkurt, ndërkohë që kufizimet kanë qenë për momentin të programuara të zgjasin deri më 14 shkurt.

“Nuk është e mundur të thuhet me siguri mbi situatën në të cilën do të gjendemi më 14 shkurt”, theksoi Spahn.

Aktualisht, gjermanët janë ftuar të shmangin sa më shumë kontaktet, me përgjithësimin e punës nga shtëpia, mbylljen e shkollave, kopshteve, tregjeve jo ushqimore, restoranteve, bareve, vendeve kulturore dhe sportive si dhe një kufizim strikt të takimeve./Atsh