Gjermani me simbole kushtuar shqiptarëve

0
209

Shtetasi  gjerman Guido Pohlmächer,  ‘ra në dashuri’ me shqiptarët, pas miqësisë me familjen Hoti nga Rogova e Hasit e cila jeton në Gjermani.

Dy vjet më parë 37 vjeçari gjerman nga qyteti Heilbronn i landit Baden-Ëürttemberg kishte bërë një Tatoo në faqe me shqiponjën kuq e zi.

Në të kishte vizatuar shkronjën A (Albania) shenjë ndërkombëtare e Shqipërisë dhe D(Deutchland) shenjë ndërkombëtare e Gjermanisë.

E për fillimin e dytë të dekakës së shtetësisë së Kosovës, Pohlmächer ka bërë një tjetër gjest. Ai ka bërë tatuazh simbolin me duar të shqiponjës në ballin e tij, ndërsa ka shkruar ‘Love Hoti’ (ku shpreh dashurinë për familjen nga Hasi i Rugovës me mbiemrin Hoti).

Në trupin e tij në mesin e tautazheve që ka, simbolet shqiptare tashmë zënë vend me tri sosh: Në krah, në faqe dhe në ballë.