Gjermani: Aksident tragjik, vdes futbollisti 20-vjeçar nga Kosova

0
437

Mediat gjermane bëjnë të ditur se futbollisti 20-vjeçar nga Kosova, Jetlir Hasani, ka ndërruar jetë pas një aksidenti në trafik. Këtë e ka konfirmuar klubi gjerman, ku edhe u paraqit deri më tani, VfL- Ulm 1905 Fußball.

Përmes rrjeteve sociale, skuadra nga Gjermania u shprehu ngushëllime më të sinqerta familjes dhe miqve, ndërsa lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe familja e të ndjerit.

“Me dhembje dhe pikëllim të thellë njoftojmë miqtë, shokët dhe dashamirët se pas një aksidenti tragjik në Gjermani, ndërroi jetë më i dashuri ynë Jetlir Hasani”, thuhet mes tjerash në njoftimin mortor./GazetaBlic