Gjërat që nuk duhet ti bëni kurrë pas ngrënies

0
78

A dëshironi të pushoni pas ngrënies? Pas një vakti të kënaqshëm, shumë prej nesh thjeshtë duam të shtrihemi dhe të përfundojmë duke shikuar për disa orë televizion. Kjo është në të vërtetë një nga gjërat më të këqija që mund të bëni pasi të hani!

Këto janë zakone të këqija që mund ta ndikojnë dukshëm shëndetin tuaj. Unik Portal ju sjell 5 gjëra që nuk duhet ti bëni pasi të hani.

Gjumi

Të bini në gjumë menjëherë pasi keni ngrënë është një veprim aspak i duhur. Një studim në Shkollën Mjekësore të Universitetit të Janinës gjeti se njerëzit që prisnin më gjatë pas ngrënies për të shkuar në shtrat, ishin më pak të ngjarë të kishin një goditje në tru.

Duhani

Për fat të keq për disa njerëz pirja e duhanit është e zakonshme dhe askush nuk ndalët të mendoj me thellë mbi efektet negative që mund të shkaktojë. Pra, nëse tymosni, të paktën kurseni vetës disa minuta pas ngrënies. Sipas studimeve, pirja e duhanit menjëherë pas një vakt është e njëjtë si pirja e dhjetë cigareve në të njëjtën kohë. Gjithashtu rrit rrezikun e kancerit të zorrëve dhe të mushkërive.

Dushi

Mos bëni dush pasi keni ngrënë ushqim. Sepse, uji ulë sasinë e rrjedhjes së gjakut në stomakun tuaj. Kjo dobëson sistemin e tretjes, duke e bërë atë të jetë joefikas, gjë që mund të shkaktojë dhimbje stomaku.

Hani fruta

A hani fruta në çdo kohë? Ju duhet të hani fruta me stomakun bosh. Kjo për shkak se frutat kërkojnë që enzima të ndryshme të treten dhe sheqernat e thjeshta në fruta kanë nevojë për kohë që të absorbohen plotësisht nga trupi.

Pi çaj

Pirja e çajit menjëherë pas një vakti ndërhyn me thithjen e hekurit. Acidi tanik në çaj lidhet me proteina dhe hekur në ushqimin tonë, duke parandaluar që trupat tanë korrin përfitimet e tretjes së tyre. Kjo rezulton në një rënie prej 87% në thithjen e hekurit!

Nivelet e ulëta të hekurit mund të shkaktojë aneminë, mungesë të qelizave të kuqe të gjakut në gjak, të cilat shkaktojnë lodhje ekstreme, dobësi, lëkurë të zbehtë, dhimbje gjoksi, marramendje, duar dhe këmbë të ftohta, thonj të brishtë dhe oreks të dobët.