Gjërat që duhet t’i dini për peshkun

0
1082

​Numri i personave që pëlqejnë peshkun po rritet nga dita në ditë dhe ky është një element kërcënues për të gjitha produktet e mishit.

Edhe mjekët rekomandojnë të gjitha produktet e peshkut duke thënë se janë shumë të nevojshme në dietën ushqimore të secilit prej nesh. Pse është kaq i nevojshëm peshku në jetën e gjithsecilit prej nesh? A ka mundësi që edhe ky si shumë prej produkteve të tjera ushqimore të ketë anët e tij negative? Në vazhdim të këtij teksti do të japim përgjigje në këto pyetje dhe paraqesim shumë gjëra tjera që lidhen me peshkun.

– Të mirat kryesore të një diete me bazë peshku: Peshku përmban shumë proteina, vitamina dhe mjaft elemente ushqyese për trupin. Por kjo nuk do të thotë që peshku i përmban të gjithë elementët e nevojshme për trupin tonë sepse ai ka edhe mangësi.

Krahasuar me mishin, peshku është një produkt i cili tretet më shpejt nga organizmi, nëse mishi qëndron në stomak për 3-4 orë, peshku qëndron 1-2 orë. Elementet që përmban peshku janë shumë të rëndësishëm për mbarëvajtjen e organizmit tonë sidomos vitamina A dhe D. Peshku i detit është shumë i dobishëm sepse përmban jod.

Mjekët këshillojnë përdorimin e peshkut, kryesisht atë të detit, sidomos për personat që kanë çrregullime në metabolizëm, vuajnë nga hipertensioni apo sëmundjet e zemrës. Shprehja se peshku është i domosdoshëm për mirëfunksionimin e trurit nuk është më shumë sesa një mit. Një gjë e tillë besohej kryesisht si pasojë e përqindjes së lartë të fosforit që gjendej tek peshku dhe që është një prej katalizatorëve më të mirë të trurit. Por studimet e fundit kanë vërtetuar se ka dy gabime në një pohim të tillë. Së pari elementi i fosforit mund të gjendet në përqindje të lartë edhe tek produkte të tjera si molla, perimet, apo qumështi.

Së dyti, fosfori nuk është një element i domosdoshëm për mirëfunksionimin e trurit sepse ka elemente të tjerë më të rëndësishëm.

– Sytë: Vërtet nuk mund të ketë ilaç më të mirë se sa “të marrësh” tre herë në javë një pjatë peshk, një gotë verë dhe një pjatë me sallatë jeshile apo perime të ziera. Peshku është i shëndetshëm edhe për sytë. Ndihmon në eliminimin e sëmundjeve të retinës së syrit.

– A mund të jetë i dëmshëm peshku?: Po, dhe kjo për shumë arsye. Le të fillojmë me atë më të zakonshmen, mundësia për t’u infektuar nga krimbat. Një gjë e tillë ndodh shpesh sidomos kur bëhet fjalë për harengën e zakonshme apo për sushin, sepse këtu bëhet fjalë për peshk të papërpunuar. Peshku i ujërave të ëmbla është shumë i rrezikshëm në këtë drejtim.

– Mundësia e helmimit: Arsyeja e një shkaku të tillë është se peshqit mund të përmbajnë plamkton helmues por kryesisht tek produktet ekzotike. Shenjat e helmimit janë ato të zakonshmet, vjellje, diarre etj. Duke iu referuar një proverbe japoneze, peshku, sidomos ai ekzotik, i ka të dyja anët e medaljes.

Është një stimulues mjaft i mirë dëshirës seksuale por në të njëjtën kohë edhe mjaft i rrezikshëm sepse në Japoni ai u kthye në një helm vdekjeprurës duke e çuar numrin e të vdekurve në 300 persona për çdo vit.

Por arsyeja më e rëndësishme se përse peshku mund të jetë shumë i rrezikshëm është sepse ai përmban elemente kancerogjene si pasojë e procesit të skuqjes. Llojet e peshqve që kanë gjasa më të mëdha për përmbajtjen e këtyre elementëve kancerogjene janë sidomos ata me lëkurë të hollë.

Nëse keni bërë ndërmend që të filloni dietë, gjëja e parë që duhet të bëni është që të zëvendësoni mishin me peshk. Por edhe këtu duhet të jeni shumë të kujdesshëm në përzgjedhjen e tij sepse ka nga ata që kanë shumë kalori dhe nga ata që kanë më pak.

– Llojet e peshqve që kanë më pak kalori mund të ndahen në tre grupe: Kategori e parë përfshin grupin e peshqve të cilët kane deri në 8 % yndyra. Këtu mund të përmendim, harengën, skumbrin, dhe shojzën e Atlantikut Verior.

Në kategorinë tjetër përfshihen të gjithë peshqit që kanë nga 4 deri në 8 % yndyrna. Këtu mund të përmendim salmonin, troftën, mustakën dhe krapin.

Dhe në fund është kategoria në të cilën bëjnë pjesë peshqit që kanë më pak kalori se të gjithë të tjerët, yndyrat e të cilave shkojnë deri në 4%.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu