Gjërat që duhet t’i dini para se të bleni përmes internetit brenda Kosovës

0
77

1) Kush është shitësi?
2) Adresa fizike e shitësit
3) Numri i telefonit të shitësit
4) Para se të porositni produktin, sigurohuni që shitësi të ju ofrojë edhe kuponin fiskal!
Sipas ligjeve në fuqi, konsumatori nuk është i obliguar të paguaj para se të shoh mallin, andaj gjatë pranimit të mallit mos e paguani pa e hapur pakon në mënyrë që të siguroheni se po merrni atë mall të cilin e keni porositur.
P.S. Mos u mashtroni në produktet që duken “Shumë të mira për të qenë të vërteta”.
Produktet të cilat janë të brendeve të njohura sigurisht se nuk do të mund t’i bleni me çmime shumë të ulëta, prandaj duhet të jeni të kujdesshëm që të mos mashtroheni nga imitimet apo produktet që nuk janë origjinale.