Gjëra të cilat duhet t’i dini për gelotofobinë

0
92

Së paku një herë në jetë, secilit prej nesh na ka ndodhur të bëhemi objekt i shakave

Shakaja në llogari vetjake është e mirë dhe na ndihmon mjaft që ta prezantojmë dhe pranojmë veten.

Ekzistojnë edhe njerëz të tillë, të cilët nuk dinë ta pranojnë shakanë në llogari të veten.

Gjithashtu, disa njerëz te vetja mund të zhvillojnë gelotofobinë, përkatësisht frikën nga ajo që mund të jenë objekt talljeje.

Njerëzit të cilët vuajnë nga këto fobie, në një moment fillojnë të besojnë që çdo shaka është tallje me ta.

Për këtë shkak, shpesh i shmangin shakatë. Të dëgjosh të qeshura nga këta persona është gjë shumë e rrallë.

Është fakt që shumica e “të sëmurëve” shpesh shumë shpejt me një pjesë të madhe “teatraliteti” qeshin, duke treguar barsoleta vetëm në raport me njerëzit e afërt.

Gelotofobia, në veçanti, mund të zhvillohet në një ankth ekstrem, që shkon nga të qenit i papërshtatshëm në aspektin social, tek depresioni i rëndë.

Meqenëse është fjala për një koncept të ri në psikologji, ekspertët ende nuk kanë zbuluar mënyra efikase se si luftohet kjo frikë. /Telegrafi/