Gjeorgjia ose Bjellorusia mikpritëse të finales së “play-off”-it të Ligës D

0
88

Sot në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur shorti ku janë mësuar vendet pritëse të finaleve të “play-off”-it në në kuadër të Ligës së Kombeve, ku vendosen katër kombëtaret e fundit pjesëmarrëse në Euro 2020.

Kombëtarja e Kosovës, e cila doli fituese e Grupit A në Divisionin D të Ligës së Kombeve, në gjysmëfinale të “play-off”-it do të luajë si mysafire e Maqedonisë së Veriut.

Në rast të kualifikimit në finale, atëherë Dardanët do të luajnë sërish si mysafirë me fituesin e çiftit tjetër të gjysmëfinales, Gjeorgji-Bjellorusi, pasi goglat e shortit nuk ishin me fat për Kosovën.

Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen më 26 mars, derisa finalja më 31 mars.