Gjendja me COVID-19 në Kosovë: 33 mijë e 588 raste pozitive, 20 mijë e 493 të shëruar, 904 të vdekur

0
70

Nga data 13 mars kur janë regjistruar rastet e para me COVID-19 në Kosovë e deri më sot janë regjistruar gjithsejt 33 mijë e 588 raste pozitive.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, njofton se janë të testuar 129 mijë e 355 persona si të dyshimtë me këtë virus.

Sipas IKSHPK-së 904 raste kanë përfunduar me fatalitet, derisa bëhet e ditur se janë 20 mijë e 493 persona të shëruar nga koronavirusi.

Numri i rasteve aktive është 12 mijë e 191.

Vetëm gjatë ditës së djeshme janë shënuar 711 raste pozitive, 19 persona kanë vdekur.

Me këtë rast numri i të shëruarve ka tejkaluar rastet pozitive, 721 raste.