Departamenti izraelit i Antikitetit ka njoftuar gjetjen e një maske prej guri të vjetër 9000 vjeçare.
Të tilla maska, ishin vetëm 15 në botë, andaj kjo është një ekzemplar shumë I rrallë.
Kjo maskë do të bëhet sot e njohur për opinioni publik, gjatë një takimi arkeologësh në muzeun ”Izrael” të Jeruzalemit.
Kjo maskë u gjet disa muaj më parë në Pnei Hever, pranë Hebronit, në Cisjordani.
Mendohet se maska i përket periudhës së Neolitit. Maska, me një simetri të përsosur, paraqet një fytyrë njeriu, ku linjat duken shumë të rafinuara./ATSH/OxygenPress.info