Gjendet i vdekur në afërsi të Hanit të Elezit, burri i zhdukur nga Vitia

0
928

Në afërsi të Hanit të Elezit është gjetur pa shenja jete Heset Rrahmani që ishte zhdukur që nga 14 janari.

Jozyrtarisht mësohet se viktima është aksidentuar.

Të gjitha njësitë relevante janë në vendin e ngjarjes.

Kujtojmë se Rrahmani sipas familjarëve kishte edhe nënshtetësinë e Maqedonisë së Veriut dhe se me 14 janar rreth orës 14:00, kishte shkuar për vizitë tek një kushëri në Shkup nga pika kufitare në Hanin e Elezit.